Operacioni te AKSHI, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal mbi tenderat

16 Dhjetor 2025, 13:04Kronika TEMA
Operacioni te AKSHI, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të

Njoftimi zyrtar i SPAK:

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj disa shtetasve të përfshirë në vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, ndaj tetë shtetasve nën hetim për vepra penale:“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuara nga nenet 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.

Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt  kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Në këtë kuadër, Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15.12.2025, paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit ndaj tetë (8) shtetasve nën hetim. Sot, më 16.12.2025, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)  kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa nga shtetasit e mëposhtëm:

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim, E.B., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, M.K., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, H.D., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit,“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim E.I., të parashikuara nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim A.P., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim, G.H., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim R.Rr., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet vijojnë për zbulimin e fakteve të tjera penale dhe identifikimin e subjekteve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme. 

40 Komente

  1. S
    Spaku i Saliut po e kerkon vete....

    Spak duhet shkrire nese len Saliun e 21 janarit te pellase rrugeve, dhe arreston gjithe te tjeret per tendera e shperdorim detyre. Do vije dita kur edhe disa nga spak dhe gjkko do te hetohen nderkohe qe do mbahen ne arrest me burg ose arrest shtepie per ate qe eshte handikapat.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kanina

      Po moj shoqe po. Ashtu eshte. Ëhë ëhë

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlora

      Vetem Zahua nuk peson gje.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora

        doja te thosha ZENI, me falni!

        Përgjigjjuni
        1. n
          nacionalisti

          je i nxituar :-) quhet SYPESHKAQENI

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berati

            Eo te qivja,vete ghuha ku dhemb dhembi.

            Përgjigjjuni
        2. E
          Esi

          Si ka mundesi qe te gjithe jane te akuzuar per grup i strukturuar kriminal dhe ca jane arrest ne shtepi , ca me ndalim jashte shtetit dhe ato qe jane jashte shtetit arrest me burgim. Ka dicka qe nuk shkon.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pirro l

            Vidhni taksat e popullit më të varfër të evropës vidhni… ka shtet këtu, ka gjykatë kushtetuese këtu. Të shkrihet spak, po shkelen të dtejtat e njeriut. Sa të ket këllira që i mbrojnë me zell nëpër ekrane ju vazhdoni vidhni

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juristi

              i nderuar zoti Pirro I, kjo qe po lexojme nuk eshte nje vendim gjykate, por eshte akuza e Spakut i cili nuk po mbaron akoma pune me urdheruesin e vrasjeve te 21 janarit edhe pse kane kaluar mbi 2 vjet qe nga momenti qe Gjykata e Strasburgut e konsideroi VRASJE SHTETERORE e Gjykata e larte i detyroi qe te fillonin ceshtjen seriozisht. Ne kohen e Diktatures, sapo te merrte hetuesia ishe i mbaruar e nuk kishte nevoje per vendimin e gjykates, mbasi dihej qe ishe i humbur. Dikush mund te thote qe edhe sot, nuk ka nevoje per vendimin e GJKKO-se mbasi ata jane kthyer ne notere te Spak-ut, eshte e vertete, mirepo sot ne kodin penal ekziston prezumimi i pafajesise deri ne graden me te larte te gjyqesorit qe perkon me Gjykaten e Strasburgut (shiko ceshtjen Thoma Gellci). Nese te gjitha gradet e gjyqesorit e shpallin dike te fajshem, vetem atehere mund ta gjykoni tjetrin per bemat negative te tij. Pra ndryshoni njehere e pergjithmone ate mentalitetin e formuar ne kohen e diktatures!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pirro l

                I nderuar Jurist! Unë bie dakort me ju që krimet shtetrore të para 2013 të hetohen deri në fund me objektivitet të plotë. Dhe është shumë vonë SPAK-u në këtë drejtim. Shumë vepra janë parashkruar sepse këta i bëjnë ligjet në favorin e tyre, jo në interes të publikut. Prezumimi i pafajsisë është deri kur vendimi merr formë të prerë ( gj apelit) Po unë për dreq më shumë i besoj SPAK- ut dhe GjKKO se sa Rilindjes dhe foltoreve. Ti ke mendimin tënd dhe e rrespektoj. Por qe në këtë vend vidhen taksat e shqiptarëve çdo ditë nuk është e nevojshme që ta thot SPAK-u se këtë gjë e dinë të gjithë, edhe ju besoj që e diini, por i përmbaheni prezumimit të pafajsisë. Në rradhë të parë duhet kërkuar parimi i mirë qeverisjes, transparencës së menaxhimit të taksave etje etje. Pqstaj vjen parimi i prezumimit të pafajsisë, që është shumë i rëndësishëm

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juristi

                  Ndersa une i besoj mekanizmave te Demokracise, ato nuk te lene asnjehere ne balte. Persa i perket politikes e kujtdo qofte ajo, apo Spakut apo Gjkko-se, do jem perhere vigjilent per te verifikuar se zbatojne kushtetuten, ligjet dhe parimet morale, mbasi vesi lind me njeriun dhe ky i fundit nese nuk karakterizohet nga parime morale te forta dhe nuk zbaton detyren ne baze te ligjeve i krijon shoqerise e shtetit vetem probleme. Shoqeria shqiptare, pas eksperimenteve te diktatures, dhe 35 vjeteve demokraci te rreme, nuk e ka as luksin dhe as kohen e mjaftueshme per te bere eksperimente pas eksperimenteve, mbasi eshte teper e lodhur. Prandaj, si politika ashtu edhe drejtesia duhet te respektojne rregullat e demokracise, mbasi ne thelb jane sherbetore te popullit, mund t'iu kerkoja edhe sens patriotizmi, por e kuptoj qe me jeten lluksoze qe bejne, kjo kerkese eshte pak si e tepert.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pirro l

                    Ato mekanizma demokracie besoj edhe unë… por me sa duket ti problemin e shikon te drejtësia, kurse unë tek ekzekutivi

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Juristi

                      Skrimi tim eshte teper i qarte, per mua problemi qendron tek te gjithe aktoret; "Prandaj, si politika ashtu edhe drejtesia duhet te respektojne rregullat e demokracise, mbasi ne thelb jane sherbetore te popullit", ndersa ti mendon se duke i dhene nje force te pakontrolluar prokurorise speciale (pra edhe duke shkelur ligjet ata), kemi fitoren e sigurt. Po, ndoshta ne diktature, por jo ne demokraci!

                      Përgjigjjuni
                2. P
                  Per juristin

                  Ermal Beqiri , eksperti që nxori të pavlefshme videon Meta- Prifti. Video e cila solli 21 janarin. Tani merr tenderat e Rilindjes. Vjedh taksat tona. Dhe ju kërkoni zbardhjen e 21 janarit. Duhet ta kërkosh te palloshi si fillim zbardhjen.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mixha

                    Po ky beri namin te Hipoteka e dolie me disa vila ku punonte IT, s'do jete biznesmen ky!! Kush do jete une e ti?!

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Juristi

                      besoj qe jemi te gjithe kurrjoze te dime se Dumani lidhur me ceshtjen 21 janari do e kete thirrur ndonjehere kete Ermal Beqirin per te deshmuar apo jo! Me sa di une jo! Pra kete pyetje interesante duhet t'ia drejtosh Dumanit, i cili jo vetem qe duhet t'a kishte thirrur per te deshmuar kete fare eksperti, por edhe duhet te kishte ri-ekspertuar videon dhe relacionin e tij dhe ne rast se do te kishte konstatuar gabime te qellimshme duhet te ngrinte nje procediment penal ndaj tij. Tani nese merr tenderat e Rilindjes, ju takon ju si votues qe mos i jepni voten rilindjes, mbasi ndjeheni te tradhetuar, nese vjedh taksat tuaja, nuk besoj qe per inatin ndaj hajdutit duhet te falim nje vrases duke mos zbardhur 21 janarit (sic deshiron ti), por Dumani me shoke e kane ne dore si ta procedojne penalisht ate qe u vjedh taksat, ashtu edhe te perfundojne me seriozitet ceshtjen e 21 janarit, ne respekt te viktimave e te familjareve te tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Per juristin

                        Po palloshi e thirri ti jepte tendera miljona euro si shpërblim për ekspertizën e videos që shpëtoj like floririn nga burgu. Dukesh që je sufllaqexhi..

                        Përgjigjjuni
                3. p
                  populli

                  Mire, e kuptoj qe po futin brenda keta hajdute te parave te popullit dhe mire bejne po te lejosh Sali kermen, vrasesin e mijra shqiptareve te pershtyje mbi ta perdite eshte kriminale. Spaku eshte nje organizate kriminale qe godet krimin e vjedhjes dhe lejon krimin e vrasjes. Spak leshi.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alb

                    Akuzohen per rrembim personi shantazh dhe nderhyrje ne tendera thuje sakt akuzen

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rakip veshi

                      O spak na lujte menc po perse nuk na tregon se a jane kryer keto pune a po jo dhe sa lek jane shpenzuar dhe sa duhej te shpenzoheshin si pas preventivit dhe sa lek jane vjedhur se nuk na itereson se kush e perfitoj tedrin apo ju si spak doni me u marr me politik sic u arekomandon gazi I pd klodjana si gazetare

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        V

                        Ja qifsha motrat te gjitheve! Ilace e mos e pafshin kurre te bardhe! Hajdute, shkerdhata e te pafytyre! Zoti jua dhente atje ku nuk e mbani dot! Zuzare! Kur do vije ajo dite t'i shporrim keta shkerdhata te majte e te djathte qe na pine gjakun e na moren jeten per 35 vjet? Kur do zhduket kjo fare e keqe qe mbjell vetem te keqe?

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Yxhym mamluk,se u mbarua,ripni njeri tjetrin

                          Qe jane te gjithe hajdute kudo e morem vesht,por a do na thoni ndonje emer te ndershem ne keto 35 vjet.... Ketu eshte ber deti kos dhe kush mund te haje,nga i madhi tek me i vogli,me femra me te rinj e me pleq,me te vertet popull qe pjell hajdute,kriminela e shkatrrus te vendit vet... Perbindshat dolen nga kafazi ku i kishte mbyllur enveri

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            .

                            Grabitja, abuzimi me te ardhurat publike duhet konsideruar akt kriminal dhe tradheti ndaj interesave te popullit e shtetit. Korrupsioni nuk ka ngjyre, parti. Presionet e politikes ndaj gjyqesorit, quravitjet e militanteve e sejmeneve te pushtetit ne emer te balances se pushteteve jane menyra per te larguar vemendjen nga krimi i vjedhjes shteterore.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Juristi

                              ka vetem nje zgjidhje per te crrenjosur fenomenin, per keto krime te cilat jane bere kangrene per shoqerine shqiptare, duhet bere disa azhornime te kodit penal, per vjedhjet e abuzimet me qellim, me paret e shtetit e kontribuentit denimi duhet te jete nga 15 deri ne 25 vjet. Ky eshte ilaci me i mire, mbasi askush nuk do te guxonte me!

                              Përgjigjjuni
                            2. N
                              Nastradini

                              Po Linda e legenit cfarë mendimi ka për këto punë? Po legeni i Lindës?

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                na myten matufat!

                                vetem burat kurva si ty merren me femrat!

                                Përgjigjjuni
                              2. v
                                veni

                                Këtyre mir ua bëjnë por nuk po mereni me vrasës të tipit Sali non grata ,Fatmir GËRDECI e plot të tjerë.

                                Përgjigjjuni
                                1. u
                                  uskania

                                  Ju lumtë hetuesve!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Robt

                                    Ptu ju q… pragun shkerdhatave qe e shkateruan kete vend duke e rjepur per se gjalli. Njerez te nxitur nga serbi e greku per ta shkaterruar shqiperine. Mjer ne, nje komb pa qeveri ku drejton partia PS.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      Xhoni

                                      Nuk e di Mirlindën, por gjithë të tjerët janë njeri më plehër se tjetri. Fytyrat më të pështira e më perverse Ermal Beqiri kry plehër pervers, Gysi koka e krimit dhe Erion Ismaili leva e krimit brenda policisë së shtetit njeriu më i pabesë më servili më grabitësi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tano

                                        Po pra po po spo i kap njeri se, kushedi jan mcef ne Dubai ku jane tere hajdutet shqiptare, AKSHI ka tendera qe kapin shifra te frikshme, ndoshta dhe miliardin. Ku kane ikur leket? Ky Beqiri e kishte bo si harem kompanine e vet, vec neper Barcelone e Greqi e kudo duke bredh me haremin e tij. Si shpetoi ky e nuk u kap? Kta te gjith jane per nja 30-40 vjet burg per vjedhjen qe i kane bere Shqiperise. Qelbesira ju shkerdhefshin ropt ku ti kene

                                        Përgjigjjuni
                                      2. S
                                        Salih

                                        Bravo, por jam plotesisht i bindur qè edhe keta funderina te aksh-se, do j'a kalojne si te tjeret...ky eshte vendi...lahuta u pranua ne unesko ama...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. x
                                          xha Braho

                                          Mire keta/keto qe vjedhin e shfrytezojne cdo mundesi qe ju krijohet per te pefituar para publike, po kontrolli nga ministrite perkatese cfare ben? po kuvendi qe duhet urgjentisht te rishikoje ligjet per prokurimet publike sepse ka vrima gjithandej, Po KLSH-ja?? Ketu jane te gjithe te zhytur ne mut, administrate e koruptuar qe ne themel!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            N

                                            Ndigjova mbrem debatin midis Arben Meces dhe armikut te deklaruar kunder Edi Rames Shemsi Prenci. Aty mora dijeni se Shemsi Prenci qenka kushuri I Dritan Prencit prokurorit qe shkarkoj Belinda Ballukun. Ja pra ku fleka lepuri,keta prencet urrejn Edi Ramen,prandaj dhe godasin pa fakte .Arben Mecja I tha ketij mbeturine Ballusto-zogiste se kusheriri ytr nuk ka asnje fakt kunder Ballukut,prandaj nuk I drejtohet parlamentit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nroqi

                                              Me prokuror si Olsi Dado dhe Dritan Shemsi Prenci qe jan berishist te betuar nuk mund bejm drejtesi. Keta kan dal nga rruga e ligjit dhe kan hyre pa Dalje ne rrugen e Sali kriminelit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. l
                                                llazi usa

                                                Si ka mundesi ky shkerdhat SPAK nuk ka filluar nga dosjet e korrupsjonit qe nga Aleksander Meksi, Ritvani Dritan Shehu Genc Ruli Fullani 21 janari gerdeci e shume te tjere te asaj qeverie, kaq pa bythe jane keta muter, vazhdo me keta, po fillo dhe me ata te tjeret, ky eshte grusht shteti.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  L

                                                  Tre vitet e Dumanit treguan goditjen e qeverise me letra anonime si ne kohen e komunizmit,dhe perkdheljen e kriminelit Sali kerma.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qytetari

                                                    Pse i thoni E.A. o robqirat e temes. Apo ju paguan EA Ergys Agasi djali Bardhyl komunistit ndaj? Paska patur te drejte Ben Tigri kur tha qe koordinatori kryesor i Rames na qenka Gysi. Prandaj ben kaq zhurme per Buçe Ballukun ai, se lepuri fle te Gys Agasi.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. d
                                                      drejtesi e munguar

                                                      Per cdo dite degjojme e lexojme per abuzim me parat e popullit.SPAK-u ka disa vjet qe operon dhe mileti gezohet kur flitet per pushtetar te ndaluar,se kane abuzuar e vjedhur.Gjate kesaj kohe nuk kemi degjuar ndonje qe eshte denuar,vec asaj qe morri arken me peshk.(ndoshta ja ka marre ndonje gjyqtari).Cfar behet me kaq shume te ndaluar?Ilir Beqia,Ilir Meta,Erion Veliaj e deri tek Belinda (qe i "shpetoj"pezullimit),deri sa kohe do te mbahen pa u gjykuar?Ne rast pafajesie te tyre kush e paguan faturen e demshperblimit? Mos e haroni Fullanin se sa kostoj pas pafajsise. Kurre nuk u tha se sa u denua Z.Dako,kur qendroj per shume muaj ne paraburgim.Keto jane pelivanlleqet e politikes me "gjyqesor" ku gjyqe shtyhen ne kalandat greke.Per mendimin tim SPAK-u ben vetem shou e jo pune.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Elivert

                                                        Eshte Ergys Agasi ai qe komnadonte gjithecka edhe ate kryeropqire komisarin Erion Ismaili. Ky gruaqim u be trim masi u be antar i bandes se Durrsit dhe Elbasanit. Turp qe ne Polici kane marre pozita keta plehra..

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje