Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, dy të plagosur

16 Dhjetor 2025, 17:30Kronika TEMA
Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, dy të

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë.

Tre makinat janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa një prej automjeteve të përfshira në aksident ka targa bullgare dhe përdorej nga një familje për të udhëtuar drejt Tiranës.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi” të përfshirë në aksident është transportuar drejt spitalit të Bulqizës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

 

1 Komente

  1. S
    Sass

    Shpellaret e Altin Troplinit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje