Ish-prokurori: SPAK ka mbajtur standarde të dyfishta

16 Dhjetor 2025, 21:58Kronika TEMA
Ish-prokurori: SPAK ka mbajtur standarde të dyfishta

Ish-prokurori Ervin Karanxha bëri kritika të forta ndaj mënyrës se si po zbatohet reforma në drejtësi dhe veçanërisht ndaj qëndrimeve të SPAK, gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, të moderuar nga Andrea Danglli. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka mbajtur standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve të ndryshme penale.

Karanxha solli si shembull kontrastin mes mosrifillimit të çështjes Durrës-Kukës dhe rihapjes së dosjes Gërdeci, ku është proceduar ish-ministri Fatmir Mediu. Sipas tij, në të dy rastet kemi ndryshime të ligjit procedurial për mënyrën e ndjekjes penale të zyrtarëve të lartë, por SPAK ka vepruar ndryshe, duke krijuar perceptimin e standardeve të pabarabarta.

Ai theksoi se burimi i konfliktit institucional që po shfaqet sot lidhet drejtpërdrejt me nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, i cili, sipas Karanxhës, është hartuar me një teknikë legjislative të gabuar dhe të paqartë. Ky nen, sipas tij, nuk përcakton qartë se për cilat masa sigurimi kërkohet autorizim i Kuvendit, duke krijuar konfuzion për arrestin në burg, arrestin në shtëpi, kontrollin personal apo kontrollin e banesës, shkruan A2 CNN.

Ish-prokurori nënvizoi se ky paqartësim ka sjellë pasoja serioze në praktikë dhe ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme nga SPAK. Sipas tij, interpretimi kushtetues i këtyre dispozitave nuk është detyrë e prokurorisë, por e Gjykatës Kushtetuese.

Karanxha komentoi edhe projektin e Kodit të ri Penal, duke e cilësuar atë si “një masakër”, që rrezikon të penalizojë veprime të pakonceptueshme dhe të prodhojë kaos juridik, duke ia faturuar më pas fajin zbatuesve të ligjit. (A2 Televizion)

3 Komente

  1. M
    Mixha

    ky mender ish-prokurori po te ish kaq kompetent do ishte ende ne detyre.... s'po flas sa i korruptuar eshjte familjarisht....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kar- anxha

      Ja ky hajvani me kartele! Po ik o psikopat! Mjer shkolla shqiptare qe te diplomoi ty!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptare

        Ne ate vend mender la marre “m,,i shalet” thote populli! Faleminderit Spak qe mundohet te luftoje korrupsionin por: Nuk arri ta kuptoj ( nuk justifikoj e mbeshtrs te majten) Si nuk ka gjykuar krimet e kriminelit apo ,florinjte e zhdukur,vrasjet prapa malit te dajtit e plote e plote te tjera ?? Kur i ben pyetje ketij takemi te pa gjykuar hidhet me vrap tek kundrshtari?!?!?!?! Po si nuk doli nje gazetat e ti thote ,jep pergjigje,spjegohu per akuzat e me pas vazhdo?!?!? Sulmi mbrojtja me e mire! Spaku duhet te jete ne mbrojtje te ligjit per cilin do qofte! Ndaj nuk kemi besim tek keta prokurore te njeanshem e qe diririgjohen nga ata qe nuk shohin peftdj hundes se tyre e jo per. Shqiperine e shqiptaret!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje