Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Kukësit për plagosjen e një personi në gusht të 2022-it.
Gjykata e Kukësit e ka dënuar 42-vjeçarin me 9 muaj burg për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:
-Xh. D., 42 vjeç, banues në fshatin Shtanë.
Gjykatës e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në muajin gusht 2022, ka goditur me send të fortë shtetasin A. D”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje