Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun dhe vartësit

18 Dhjetor 2025, 09:10Kronika TEMA
Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot seanca në Apelin e

Në Apelin e Posaçëm sot në orën 11:00 do të zhvillohet seanca për zv.kryeministren Belinda Balluku dhe vartësit e saj.

Balluku ka kërkuar në Apelin e GJKKO-së heqjen e dy masave të sigurisë, atë të pezullimit nga detyra si edhe ndalim e daljes jashtë shtetit.

Kjo seancë zhvillohet në një kohë kur SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut. Kërkesë kjo e imponuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka rikthyer në detyrë Ballukun deri në shqyrtimin e ankimit të kryeministrit Rama, për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes GJKKO-së dhe Këshillit të Ministrave.

 

Lini një Përgjigje