Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, më 17 dhjetor, në Mamurras, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.
Sipas raportimeve, i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia, dhe ka patur një konflikt të çastit me autorin e ngjarjes, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.
Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëviztë me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistolete ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjeter Markut. Ky i fundit po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhte jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje