Arben Meçe foli në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV për personazhet më të njohura të botës së krimit, Ervin Matën dhe Ervis Martinaj, që janë bërë kryelajmi i ditëve të fundit pas arrestimeve të bujshme nga SPAK-u. Meçe solli në vëmendje sherrin që u bë disa vite më parë në një lokal në Ish-Bllok mes grupit të Matës dhe Martinajt, ku mbeti një i vrarë. Opinionisti tregoi arsyen e vërtetë se pse ndodhi sherri dhe sipas tij nuk ishte për një vajzë.
“Në qendër të këtij grupimi, që është grupim i strukturuar kriminal është Ervin Mata. Për ndjekjen e këtij grupi janë angazhuar, shërbimi amerikan i luftës kundër drogës, shërbimi gjerman, shërbimi belg, ai brazilian, i Ekuadorit dhe tani ky shqiptar. Janë gjashtë shërbime që po merren me një person që ishte harruar në Shqipëri.
Një person që doli në skenë nga një konflikt, i cili u deformua dhe u kthye në një konflikt për një vajzë. Në fakt nuk ishte kjo e vërteta. Por kur shoh që për këtë person po angazhohen gjithë këto shërbime, kuptoj rëndësinë dhe pozicionin që ka ai në tregun ndërkombëtar të kokainës. Ky personazh në këto momente që flasim po bën ndërtim në qendër të Tiranës. Po bën ndërtimin më serioz. Teza që krimi i organizuar po pastron paratë në Tiranë materializohet pikërisht te ky person.
Por kush është Ervin Mata? Ky na del në lidhje krushqie me Erzen Breçanin, drejtuesi i trupës së mbrojtjes fizike të Sali Berishës. Edhe dy djemtë e tij janë të implikuar në tregun e drogës. Mos harrojmë që Mata ka qenë në konflikt me kryekriminelin Ervis Martinaj dhe përleshja nuk u bë për një femër. Por kush do të merrte lejen e ndërtimit te ekspozita. Dy grupe kaq të fuqishme janë ndeshur në Tiranë fizikisht.
Media dhe policia shqiptare e deformuan ngjarjen. Por jo vetëm kaq. Ervis Martinaj ishte personi që u financua nga PD-ja dhe u bë një hambar i lekëve, kontingjenteve të armatosura paramilitare që stimulonin dhe financonin shprehjen e Berishës që: “Unë me 5 laçianë marr qeverinë.” Kush ishin 5 laçianët? Ishte struktura e armatosur e Ervis Martinajt. Krahu i djathë i Berishës, si krah i armatosur. Personazh që u fut në tregun e lojërave vetëm në raportin Shkëlzen-Berishë”, tha zoti Meçe.
Shteti shqiptar drejtohet nga krimi.
Korigjim: Opozita shqiptare drejtohet nga nje kryekriminel dhe kryehajdut qe quhet Sali Vuk Berisha; shpejt do t'i dale tymi edhe ketij perbindeshi te Vicidolit.
Eshte e vertetese,Sali Berisha eshte koka e mafies,por nuk ka njeri guximtar ta marin e ta fusin brenda ne burg. Keshtu edhe krimi mere nje goditje te rende, por edhe populli shqipetar qetesohet. Me i guximshem po tregohet Berisha,edhe fajtor deri te thonjet e kembes edhe trim, duke akuzuar,share e ofenduar me fjalet me te renda SPAK-un. Kjo nuk mund te zpjegohet dhe nuk mund te pranohet llogjikisht.
Faktikisht pas luftes kunder Kanabisit ne vend ku kishte treg te mjaftueshem dhe te lehte problemet e ketyre grupeve ishin me te pakta.Me renien e sasisë se barit filloi lufta dhe vrasjet ne mes njeri tjetrit.Me te shkathtit gjeten rruget tek prodhimi i kokainës,qe pati edhe ai vrasje me njeri tjetrin.Qe nga keto vite duket filloi mungesa e militanteve por edhe e fondeve qe jepnin per PD se tani fitimi per t'a ishte i veshtire dhe ja varen politikes.Prandaj sot Berisha nuk ka me militante se edhe Kamza apo Paskuqani kane hallet e veta dhe e kane kuptuar qe nuk kane pse sakrifikojne vehten dhe njerezit e tyre kur nuk fituan asgje se çdo gje e kane me mundin dhe djersën e vet dhe Berisha i ka perdorur per vehte dhe familjen e tij
Shteti Shqiptar lindi i vdekur nga permbysja e "diktatures".Bandat e njerezve qe e kishin "nuhatur" rrenimin ,kaluan ne sulm per pervetesimin e pasurise te vendit.R.Alia delegoj ne krye te grupit verior te PD-s njenjeri inateci,ambicioz,demagog,nje njeri karierist dhe me gjithe te keqiat.Me ardhien ne pushtet beri cdo gje te mundeshme per shkaterimin e Shqiperise.Ne ndihme te tij ishin ish njerez te "diktatures",po aq lakmitar e te pangopur sa ai.Babezia e tyre beri qe grindjet mes tyre per pasuri te shperbenin "grupin e interesit"PD.Vec largimeve nga ky grup te babeziturish kaluan deri ne vrasje e percarje jug -veri,qe ne shume raste bie ne sy edhe sot.Kur pasuria e vendit u pervetesua nga te dy grupimet politike,qe me rotacion nderuan vendet,duheshin gjetur rruge te reja pasurimi dhe per ta gezuar pasurine.Uzurpimi i trojeve, tjetersimi i pronave dhe rruga e grupeve kriminale te trafikut njerezor ,droges e cdo gje tjeter qe nxirte para e i pastronte ato.Edhe ky grup i Matajve,apo Martinajve jane ne sherbim te politikes ku strumbullari eshte"Bajraktari".Eshte AI qe ka vene shtetin nen kembe,ka kriminalizuar te gjithe dhe per cdo dite "tremb shtetin"qe s'ka asnje force te reagoj se mase e madhe e nepunesve te organeve ligjezbatuese jane pjestar te ketyre grupeve kriminale.-S'ka gje me te keqe ne kete bote se sa tu heqesh njerezve shpresen se mund te ndryshohet ndonje gje ne dobi te tyre.
Une nuk jame per te mbojture Berishen, por keta te ketije niveli jane. Dhe ne Kate peridhe dhe pozita gjysmen e deputeteve te ketije niveli I kishte, pea njesoje punonin. Pozita per te treguare qe eshte ndryshe leket e krimit I kaloi tek qeveritaret si tigri, beqja, balluku, Kjo e bujqesisi, to te kadastrave, dako etj, lista nuk mbaron. Dhe qershia min torte eshte kur KM I bene thirrje ikne sa pa ju kapur. Tigri e Juan Perseus politike dhe asnje si jepe pergjigje. Keshtu qe Dugan dhe nje 60 vjete te tjera qe te filloji te pastrohet si vend.