Avokati i njohur Vladimir Meçi deklaron se klienti i tij Jaho Mulosmani mund të ishte liruar në akuzat për vrasjen e Azem Hajdarit.
I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV avokati Vladimir Meçi thotë se në kohën kur po bëhej gati vendimi në gjykatën e Strasburgut u ndërrua përfaqësuesi i Shqipërisë dhe kjo solli problem në çështje.
"Dënimi i Jaho Mulosmani ishte një veprim i padrejtë, këtë e kam bindje. Ai ishte pjesë e organizatës e cila ishte mbledhur për ekzekutimin e Azem Hajdarit.
Them që është i pafajshëm pasi ai nuk ka qëlluar njeri. Fatmir Haklaj kishte një autoritet të padiskutueshëm jo vetëm te Jaho, por edhe tek bashkëpunëtorët e tij.
Le ta quajmë se Jaho përdorej për të blerë cigare, ishte një figurë shumë interesante, por nuk është autori i vrasjes së Azem Hajdarit.
Çështja shkoi në gjykatën e Strasburgut dhe gjykata ishte gati ta prishte vendimin e dhënën për të, por në atë kohë u ndërrua përfaqësuesi i Shqipërisë në Starasburg.
Deri në momentin që i ndjeri Kristaq Traja ishte pjesë e trupës së Strasburgut ishte ideja që ka pasur ndikim politik gjykimi i Jahos", u shpreh avokati Vladimir Meçi.
Azemin e vrau jaho dhe ska pike dyshimi.
Histori te pabesise malokeve. Gjithe diten betohen per bese, ne fund te vrasin mbas shpine.
Po ore po, i blinte cigare Fatmirit por ndonjëherë tërhiqte këmbën e kallashit për Fatmirin....dmth zbatonte urdhërin i shkreti, nuk ka faj. Në atë kohë ishte i vogël.
Avokatura per nje funderrine vrastare si Jaho felliq keq fare kete Parti Socialiste tani pas shume vitesh! Ishte kjo PS qe e veshi me uniforme Shefi ne Policine e Tropojes kete bari dhish me 4 klase fillore vetem e vetem qe ta sillte me makina Policie ne Tirane per te vrare Azemin me pas ta largonte nga Tirana me makine Policie dhe ta mbante akoma edhe 1 vit ne detyre deri kur e burgosi vetem qe ta ruante nga zinxhiri i vrasjeve qe kositi vrasesit e tjere me probleme gjakmarrje ne tere Tropojen.
Por ne prite, e nxori Sali krimineli, i cili e dinte qe do te vritej.
Ne prite e nxorri izet haxhia.
Na Vine per te vjelle
“Ai ishte pjese e organizates qe u mblodh per te ekzekutuar Azem Hajdarin”.” Grup i organizuar kriminal dmth qe niset per vrasje me paramendim. Drejtesia paska mbetur te gjeje se kush e shkrehu armen? Cilet ishin anetaret e organizates?
Tashti kush e vrau Azem mafiozin Mulosmani,Haklajt,apo Haxhija këtu nuk po marim vesht? Azemin e vrau bandat e Berishës si shum të tjerë.
O avokat Jahua ne ate kohe ishte ushtari me i besuare i Fatmirt, dhe jo vetem Azemin po Jahua vrau dhe badigardin e shkrete. Fatmirit ja bllokuan automatikun badigardi dhe Jahua i futi nje plumbe ne koke badigardit dhe nje plumbe ne koke Azemit. Azemi e kishte hake plumbin po badigardi ishte i pafajshem dhe i pa armatosur.