Babë e bir humbën jetën nga shpërthimi Lushnje, nisin hetimet për 3 vepra penale! Hetuesit pritet të marrin në pyetje deputetin Bujar Çela

3 Mars 2024, 12:59Kronika TEMA
Babë e bir humbën jetën nga shpërthimi Lushnje, nisin

Prokuroria e Fierit është duke hetuar ngjarjen e rënde në Lushnje ku nga shpërthimi në një  biznes, humbën jetën babë e bir, u plagosën disa të tjerë, mes tyre dhe deputeti i PS-së Bujar Çela, si dhe u dëmtuan dhjetëra banesa e biznese .


Prokurorët kanë urdhëruar kryerjen e disa ekspertizave për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit, ndërsa nga ana e policisë këtë të diele janë referuar materialet organit të akuzës. Shkatërrimit të pronës, shkelje të rregullave të mbrojtjes në punës, si edhe shkelja e lejes subjektit për të kryer ndërtime në atë zonë, janë ato që po verifikohen nga policia dhe prokuroria.

Hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë që janë ndodhur në biznes si dhe të tjerë që kanë parë shpërthimin, të cilët kanë treguar ngjarjen dhe veprimet që kanë kryer viktimat para shpërthimit Janë sekuestruar dhe janë duke u kqyrur edhe dhjetëra pamje të kamerave të sigurisë së objekteve afër vendit të ngjarjes.

Veprimet po vijojnë ende në terren, ndërsa janë në pritje që edhe ekspertet të thonë fjalën e tyre në lidhje me shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Në pyetje pritet të merret edhe pronari i biznesit, deputetit i PS Bujar Çela, i cili vijon të qëndrojë në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.  Së bashku me të ne spital vijon të jetë edhe një 41 vjeçar Sokol Lumi, i cili ka dëmtime në kokë.

Një tjetër i plagosur ndodhet ne Spitalin e Lushnjës, Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi ne duar. Mësohet se  të plagosurit e tjerë kanë marrë mjekim dhe janë larguar  banesa.

2 të vdekur e 7 të plagosur është bilanci i shpërthimit të fuqishëm (1 mars) në magazinën në ndërtim që thuhet se është e deputetit Bujar Çela brenda zonës industriale në Lushnjë.

Babë e bir, Roland, 51-vjeç, dhe Elidon Hoxha 23 vjeç, që punonin me vinçin e tyre humbën jetën pas shpërthimit të një bombole oksigjeni që po transportonin. 

2 Komente

  1. r
    ronny

    Ky zoteria qe as e njoh e as me intereson ta njoh qe qenka edhe deputet ne kuvend me sa kuptoj e ka futur veten ne hall te madh pas kesaj qe ka ndodhur, ai e di se si do te dale nga kjo nese del por shume thelle ne mut e ka futur veten, jo me qellim por nga papergjeshmeria e tij e larte se ne fund te fundit ai eshte personi kyc ne kete mersele,

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      O zot sa e tmerrshme! E shkreta familje per tragjedine qe i ka ndodhur. Mos i perjetofte kush keto halle. As hasmit mos ja urosh.... Per deputet leshin as po ma ndjen fare. Nese ja hedh, duhet myket ne burg. Por duke ditur matrapazlleqet qe behen....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje