“Basti i fundit”/ Shpallet në kërkim anëtari i grupit të Martinajt, ktheu lokalin në sallë lojërash fati

21 Qershor 2023, 10:48Kronika TEMA

“Basti i fundit”/  Shpallet në kërkim anëtari i

Artan Sula, (Jani Përskura) është shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pasi dyshohet se organizonte lojëra fati në një lokal në pronësi të tij në Mamurras. Burimet bëjnë me dije se 45-vjeçari është pjesë e grupit të Ervis Martinajt.


Në kuadër të operacionit “Basti i fundit", janë ushtruar kontrolle në ambientet e një lokali jashtë funksionit, në katin e parë të një pallati në lagjen "Drita", ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati me kompjutera, në kundërshtim me ligjin.

Sipas policisë nga kontrollet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 kompjutera që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

'Gjatë 2 fazave të mëparshme të operacionit “Basti i fundit”, janë vënë në pranga 3 shtetas, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 13 kompjutera, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me çipsa, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".’- njofton policia.

2 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Gjurmet te cojne tek Ervis Martinaj, pa diskutim eshte ai qe ka ringjallur lojerat e basteve. Policia nepermjet ketij shokut, kerkon te gjej vendodhjen e Martinaj.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prroji i Thate

      Duket sikur kane rene ne gjurmete tij. Ervis Martinaj nuk jeton dot pa te ardhura, droge ose kazino, keto jane dy rruget per te kerkuarit nga Policia.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje