"SPAK dyshon për organizatë kriminale brenda kampit të muxhahedinëve", avokati: Duan të ikin nga Shqipëria

21 Qershor 2023, 09:15Kronika TEMA

"SPAK dyshon për organizatë kriminale brenda kampit të

Avokati Idajet Beqiri komentoi tensionet e djeshme në kampin e muxhahedinëve në Manzë, pas kontrolleve nga policia me urdhër të SPAK.

Ai sqaroi se ka një procedim penal që ka nisur nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe kësaj të fundit i takon të grumbullojë prova, duke argumentuar kështu dhe urdhrin e tyre për kontroll brenda kampit.

Avokati shtoi se ka fakte që i lidhin banorët e MEK-ut me sulmin kibernetik që Irani ka kryer ndaj Shqipërisë para se vendi ynë të shkëpuste plotësisht çdo marrëdhënie me këtë shtet.

“Ka një procedim penal që ka nisur SPAK dhe është regjistruar pas asaj që u konsiderua me të drejtë si një luftë që një shtet i huaj i bëri Shqipërisë, një agresion kibernetik dhe që faktikisht efektet negative të tij ishin të gjithanshme dhe ne na dëmtuan vërtetë rëndë.

Në këtë kuadër, të një procedimi penal, SPAK po grumbullon prova dhe po shikon nga erdhi, çfarë indicie ka e të tjera dhe në këtë kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar që ka mjaft të dhëna, ka mjaft indicie, ka fakte të cilat e lidhin edhe vet MEK-un, pra aparaturat e tyre, gjithë strukturën e tyre kibernetike që kanë lidhur atje brenda, nuk janë thjesht kompjutera atje, por një sistem i tërë, ju e patë sa janë sekuestruar.

Në këtë kuadër dyshohet nga ana e SPAK-ut që aty funksionon një organizatë kriminale dhe e ka luajtur rolin e vet në lehtësimin e atij sulmi që i është bërë Shqipërisë nga ana e Iranit,” – u shpreh Beqiri në një intervistë për “Good morning Albanians”.

Avokati shtoi se muxhahedinët mund të duan të ikin nga Shqipëria. Sipas tij aksioni policor i realizuar ditën e djeshme mund të jetë një arsye që ata do të përdorin për t’u larguar pasi nuk janë ndjerë ngrohtë në vendin tonë.

Avokati theksoi se deri te kontrolli i banesës dhe sekuestrimi i mjeteve kanë kaluar shumë faza, kështu që dyshimet kanë qenë të sigurta.

“Kjo do të thotë që thika ka vajtur atje ku nuk mban më. Problemi është që bashkëpunimi i tyre është në ndërgjegje të tyre, s’mund të futemi në brendësi të atij komuniteti. Problemi aty mund të jetë edhe kompleks, edhe ata vetë mund ta kuptojnë. Ata erdhën aty dhe kur marrëveshja është bërë ishte Obama president i SHBA-së dhe kishte tjetër qëndrim ai për këtë kamp.

Kur ishte president Trump ai kishte qëndrim diametralisht të kundërt me Obamën, Biden ka thuajse të njëjtin qëndrim me Obamën, por edhe brenda kampit reflektohen këto gjëra. Ata mbase dhe vet nuk e ndjejnë dot veten ngrohtë në Shqipëri dhe si rrjedhojë mund të gjejnë dhe pretekste që t’i largojnë prej këtej, por nuk i dimë ne këto gjëra,” – deklaroi Beqiri.

7 Komente

  1. G
    Gurabardhi

    Ata duhet të mendohen si vatër terrori, shumë e rrezikshme, në trupin e kombit tonë. Fakti që, edhe shumë shqipfolës, në politikën tonë, janë po aq të rrezikshëm,. mund t'i inkurajojë ata për organizim dhe kryerje veprash terroriste.

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Ti pranosh ne shtepi,t'ju japesh buke,ti trajtosh dhe ti mbrosh nga "armiku" i tyre dhe ata te te luftojne nen rrogoz dhe prapa shpine???? Qerrohini nga Shqiperia sa me pare ate fare te ndyre qe ja u pame fytyrat se cilet ishin.

      Përgjigjjuni
      1. B
        B*3

        Plotësisht dakord me ju. Ti zhdukin nga territori shqiptar.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        po lerini mer te hikin. Dergojini ne greqi te rraca e tyre mdase do te ndihen si ne shtepi te tyre

        Përgjigjjuni
        1. O
          OLSI

          Te ikin nje ore e me pare, keta terrorrista islamike qe skane buke te hane, i kemi mbajtur me buke keta zorraxhinje , dhe i kemi strehuar , keta do bere sapun, rrace terrorristash,ju qr dergojini ne shtetin e tyre te dhjere qe skane buke te hane keta barkthare , na bejne dhe pordhe keta race vk .

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emër

            Gjera qe priten kur je shtet pa kellqe dhe kthehesh ne halene e Amerikes. Perse nuk i merr Amerika keta kampexhinjte ne token e vet? Ose t'i coje ne nje shtet tjeter apo ia perplasin deren ne surrat? Per sa kohe kemi ne krye shtetare hajdute dhe jargavane, do te presim sherrin nga mbetjet radioaktive dhe frymore qe na bejne dhurate.

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              shkofshin ne te s'emes keta spiunet e Iranit qe kane bere vetem turbullira dhe gjakderdhje kudo ne lindjen e mesme nga Iraku, Siria, Palestina, Libani, Jemeni e kudo se jane rrace e poshter qe mos u a pafshim me surratin me ate dem qe i kane bere shtetit tone me sulmet kibernetike.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje