“Lajmi do bëhet siç e duam ne", Ervin Karamuço: Gazetarja u kërcënua me jetë në kampin e MEK

21 Qershor 2023, 09:44Kronika TEMA

“Lajmi do bëhet siç e duam ne", Ervin Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se ditën e djeshme në kampin e MEK në Manëz të Durrësit është kërcënuar një gazetare me vdekje.


I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se në morg i kanë thënë që lajmin duhet ta bënin siç donin muxhahedinët.

“Nuk është thënë fare, por dje është kërcënuar me vdekje një gazetare. I kanë thënë që e shikon këtë viktimën këtu se kanë vajtur deri në morg gazetarët. ‘Mos mendoni ta bëni ndryshe lajmin se edhe ti do bëhesh si kjo’, i thanë një vajze gazetare dhe unë jam habitur. I thash: ‘Si ka mundësi? Po ju ça i thatë? Ç’është ky kërcënim që bëhet?

Për çfarë arsye?’. Se edhe këto telefonat që bëhen janë censurë dhe më thua mua, pse flet ti, a je bërë ti bashkëpunëtor me Iranin, a na shitët ne. Unë jam një profesor që flas kur shikoj 15 policë të plagosur, në momentin që Policia e Shtetit tim goditet, unë flas. I kam mesazhet këtu, por nuk janë të natyrës kërcënuese, prandaj nuk i nxjerr”, u shpreh eksperti.

Kujtojmë që brenda kampit dyshohet se kishte një bazë të ngritur që ishte në kundërshtim me rregullat e shtetit. Kontrolli është urdhëruar nga SPAK pasi ka pasur dyshime se banorët brenda kampit kanë qenë të përgjuar nga persona të inflirtuar nga Irani.

2 Komente

  1. E
    Eni

    Pse cuditeni? Ata jane organizate terroriste qe se kane problem te vrasin. Ju jetoni ne bllok e kafene. Zgjohuni dhe shikoni sa probleme ka bota. Faji eshte I drejtuesve tane te korruptuar e servile qe nuk mendojne ne periudha afatgjate por vetem te hedhin lumin..nga Sala e kta tani.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardi

      Jepini fund ketij humanizmi I cili na sjell telashe dhe ne te ardhmen pasiguri shtetrore.Ne shqipri mit ska vend per vehte duam dhe kungullin e prishur me vehte.Nuk nderohemi me Humanität ndaj terrorristave,perkundrazi kemi vetem te keqija.Kur keta njerez nuk te respektojn per humanizmin qe shteti I bene flakini jashte sa nuk kuptojn nderin qe I behet aq me teper qe kkjo I behet amerikes.Larg nga shqipria njerez mos mirnjohes dhe te liq.Lereni Saliun se gjithmon do te politizoj cdo gje dhe mjafto nje veprim shtetror dhe qofte dhe me te drejte ky vetem me armikun do behet. Bardi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje