Burgu i Saimir Tahirit, Artan Hoxha zbulon se çfarë po ndodh me ish-ministrin e Brendshëm

28 Mars 2022, 13:19Kronika TEMA

Burgu i Saimir Tahirit, Artan Hoxha zbulon se çfarë po ndodh me

Saimir Tahiri prej datës 4 shkurt të këtij viti ndodhet prapa hekurave, pasi GJKKO e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

I ftuar në studion e “ABC Live”, gazetari Artan Hoxha ka raportuar se për Tahirin po zbatohet me përpikmëri rregullorja e burgut. Ai ka shtuar se për ish-ministrin e Brenshëm, ka një vëmendje të shtuar nga policia e burgjeve për shkak të postit që ka mbajtur dhe për shkak të rreziqeve që mund t’i vijnë brenda burgut.

“Burgu ku ndodhet Tahiri, nuk është burg i sigurisë së lartë. Nuk është vendosur në sektorin, e të dënuarve që janë arrestuar gjatë aksionit të 2014. Aty ka shumë personazhe. Ai del në ajrim si të gjithë. Del në regjimin e jashtëm të burgut. Është me siguri të zakonshme. Ka kontakte me të dënuar të tjerë. Ka vëmendje të shtuar ndaj tij. Për të parandaluar edhe synimet për ta dëmtuar. Ka vëmendje edhe për interesin e madh që ka opinioni jashtë. Dhe rregullorja zbatohet pikë për pikë për Tahirin. Çdo gjë është e mbuluar me kamera. Drejtuesit e burgut po e zbatojnë pikë për pikë rregulloren.” tha Hoxha.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit

4 Komente

  1. D
    Dajti

    Shume i afert. Kusheri i katermbedhjete gati si vellezer.Ha ha ha

    Përgjigjjuni
    1. L
      LABI

      TAHIRI NE BURG PER ARESYE TE DREJTESISE TE KAPUR NGA KRIMINELI ME I MADH I POPULLIT SHQIPTAR SALI RAM VICIDOLL KARAXHIC ''BERISHA; PER TE SHPETUAR NGA VRASJET DHE VJEDHJET E TIJ.MILIARDA DISPONON DHE PO HEDH NE TREG PARA PER TE SHPETUAR PASURINE DHE FEMIJET E TIJ .MALOKU NUK BJE POS I FUTE PLUMBIN ESHTE MOSTRA E SERBIT KRIMINEL.SHEMTIR E TROPOJANIT QE DHE I KA VRARE ATA DHE I SHKOJNE PAS MODEL I DEGJENERIMIT,SLOBODANA ,XHENI AJLUSHANI DHE GITA E MALLTEZIT INPOTENT

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shaba

        Po fiks pikes ike ren esht ne burg per llogari te antimafjas italiane se te ishte per ket qe ti thua do ishte minister edhe nja 8 vjet te tjera

        Përgjigjjuni
      2. T
        TOTO

        Saimiri në burg, është ''fitorja'' më e korruptuar e korrupsionit dhe turpi i demokracisë e ''drejtësisë'' të ashtuquajtur të re...Është vepër e mafies politike shqipëtare. Është tregues i degradimit të mëtejshëm të kësaj ''drejtësie'' dhe të mender shtetit të pretenduar shqipëtar...Është një dështim i madh i vetë sistemit shoqëror! Është vetë triumfi i ligësisë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje