A dëmshpërblen shteti shqiptar sipas Kushtetutës çdo të burgosur që gjendet i pafajshëm nga drejtësia? Edhe gjyqtarët mendojnë se shuma prej 3 mijë lekësh për çdo ditë është e padrejtë dhe diskriminuese.
Kjo është padia e gjyqtarit Bevis Shehaj, i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin si antikushtetues të ligjit “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” për llogaritjen e ulët të dëmshpërblimit për paraburgimin, burgimin dhe arrestin shtëpiak, me shumat 3 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe 1 mijë lekë.
Siç rezulton nga fashikulli që TCh e disponon, shkak është bërë padia e kompensimit të padrejtë e Erjon Demajt, që gjatë një procesi penal të tejzgjatur, gjatë të cilit u mbajt në paraburgim tre vjet më shumë sesa dënimi me 8 muaj burg dhënë nga gjykata.
Gjyqtari Shehaj i thotë Kushtetueses se kompensimi është joproporcional në raport me dëmin ekonomik dhe psikologjik që iu shkaktua të burgosurit, nëse mbahet parasysh edhe paga minimale e caktuar zyrtarisht prej 40 mijë lekësh në muaj.
Kjo padi e Bevis Shehajt, gjyqtar administrativ, vjen pak kohë pasi komuniteti i avokatëve ngriti shqetësimin për ndryshimin e kompensimit për të burgosurit. Dhe jo vetëm kur ata janë shpallur të pafajshëm, por edhe për rastet kur janë mbajtur më tepër në burg sesa dënimi i fajësisë.
Gjyqtari administrativ i Lushnjës kërkon kontroll incidental të ligjit shqiptar duke iu referuar edhe Gjykatës së Strasburgut. Ndërsa argumenton edhe për rastet e qytetarëve që kanë pagesa mbi minimumin jetik dhe që, mbasi janë gjetur të pafajshëm, shuma e kompensuar është e papërfillshme në raport me pagën që kishin.
“Individët me paga më të larta se ato mesatare, p.sh. individët me paga 1 500 euro apo 2 000 euro në muaj, rrezikojnë jo vetëm të mos marrin dëmshpërblimin për dëmin jopasuror, por edhe dëmshpërblimi për dëmin pasuror të jetë sa gjysma e dëmit real të shkaktuar,” shprehet gjyqtari.
Procesi do të mbahet i pezulluar derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me një vendim për vlerën e kompensimit të të burgosurve. (TCH)
Demshperblimin per burgim te padtejte ta paguaj gjyqtari apo trupi gjykues me i ulet, vendimi i te cileve eshte rrezuar nga nje trup gjykues me i larte. Pse duhet te paguaj buxheti i shtetit per vendime te padrejta gjyqesore ?! Nese dikush me profesion tjeter ben gabime ne punen e tij (gabime shume here me pak te demshme dhe qe s'prekin lirite apo te drejtat e njeriut), ai shkarkohet dhe hidhet ne rruge, kurse gjyqtarit s'i hyn gje ne kembe.
Keto shuma jane te vogla dhe duhet ti paguajne gjyqtaret shkerdhata si denohne pa prova , ku nuk ja u mban bytha te denojne sali karin dhe ilir meten
Duhet ta paguaj gjygjetari qe jep denim te padrejte
Me keta gjygjtare e prokurore duhet te behet nje ligj , ne qoftese del i pa fajshem prokurori duhet ta dem shperbleje , po ashtu edhe ne qoftese del i pa fajshem por gjykata e ka denuar pa te drejte trupi gjykus duhet ta dem shperbjeje , vetem keshtu behet drejtesi me keta zagare politike , qe tallin bythen me popullin ,
Mendoj se kjo shume duhet te dyfishohet dhe te paguhet nga gjykatesi a prokurori shkaktar qe kreu gabimin. Vetem keshtu keta gangster mafioz do I permbahen ligjit e s'do shfryjne inatet personale. Ka vajt tek s'mban me.
Mendoj se kjo shume duhet te dyfishohet dhe te paguhet nga gjykatesi a prokurori shkaktar qe kreu gabimin. Vetem keshtu keta gangster mafioz do I permbahen ligjit e s'do shfryjne inatet personale. Ka vajt tek s'mban me.
Problemi qe ngrihet eshte i drejte.Pyetja qe kerkon dhe pergjigje eshte:Mire shteti do demshperbleje (per gabimin e prokurorit dhe gjykatesit)po keta te fundit do e kalojne pa lagur? Pa nje verejtje ose me nje sistem pikezimesh ose kur ndodhin ngjarje te tilla te ket ulje ne detyre,sepse populli i paguan prokurore-gjyqtare me paga te majme po jo te paguaj dhe paaftesine e tyre
SI ESHTE E MUNDUR TE MOS KET LIGJ TE DENOHEN GJYQTARET QE VONOJNE SHUME MARRJEN E VENDIMIT PER TE PARABURGOSURIT? PSE TE PAGUAJ POPULLI PER FAJ TE GJYQTAREVE TE PA AFTE OSE TE PA NDERGJEGJSHEM? JO VETEM KAQ POR JANE BER LIGJE QE GJYQTARET TE BEHEN MILINERE BRENDA DITET ME 10% (DHJET-PERQINDSHIN E TENDERAVE DHE TE DEMSHPERBLIMEVE.