Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i antidrogës në Vlorë. Referuar burimeve, deri tani janë shoqëruar shtatë persona, të cilët dyshohen si aktorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Policia ka dalë në një deklaratë për mediat pas operacionit për sekuestrimin e drogës. Rreth 500 kg kanabis e ndarë në 34 pako ishte gati për trafikim dhe grupi që u godit do ta kalonte përmes rrugëve detare në Turqi.
“Nga hetimet e kryera, vepronin në mënyrë të organizuar për ta trafikuar drejte shtetit turk. Kishin përpunuar ambalazhuar lëndën narkotike, dhe më pas në automjetin po e transportin drejt detit me qëllim transportin drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari është bllokuar automjeti dhe sekuestroi 34 pako të mbushur me kanabis”, tha policia.
Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri, 8 celularë, 4 automje.
Lini një Përgjigje