Aksion antidroge në Vlorë, sekuestrohen rreth 400 kg kanabis

12 Dhjetor 2023, 09:14Kronika TEMA
Aksion antidroge në Vlorë, sekuestrohen rreth 400 kg kanabis

Një operacion anti-drogë është zhvilluar gjatë natës nga policia në Vlorë.

Mësohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, lëndë e cila ishte gati për trafikim.

Lënda narkotike po transportohej me një fugon, i cili është bllokuar nga policia. Kanabisi ka qenë i presuar dhe gati për t’u trafikuar.

Kanabisi me peshë rreth 400 kg është sekuestruar gjatë natës teksa transportohej me një fugon gati për trafikim.

Ai ishte i ndarë në rreth 30 pako, të stampuara me shkronja K, F, A, O.

Ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa policia pritet të dalë në një komunikatë për mediat.

Lini një Përgjigje