
Tvklan.al ka mundur të mësojë të tjera detaje lidhur me pengmarrjen e 30-vjeçarit shqiptar në Angli. Ai është Nertil B. nga Fieri.
Mësohet se 30-vjeçari Nertil B. ishte marrë peng nga 7 shqiptarë të tjerë në Angli. Prej 4 vitesh, 30-vjeçari jetonte në Britani të Madhe.
Alarmin për pëngmarrjen e tij e ka dhënë vëllai i Nertil B. Ai denoncoi në polici dhe kërkoi ndihmën e autoriteteve.
Më pas Policia Shqiptare njoftoi homologët në Angli dhe u zhvillua operacioni për lokalizimin e Nertil B., duke bërë të mundur shpëtimin e tij.
Policia angleze arrestoi 7 persona për këtë ngjarje, të gjithë shqiptarë. Sipas informacioneve që Tvklan.al disponon, një nga pengamarrësit e arrestuar është një vajzë.
Autorët kërkonin 400 mijë Paund për të liruar 30-vjeçarin Nertil B. Autoritetet angleze dhe ato shqiptare dyshojnë se shkak i pengmarrjes mund të jetë prishja e pazareve. /tvklan.al
Na turperoj edvin vuçiç me bandat e tij se ikin njerezit nga pa punesia korrupsioni e bejne gjera nga me te ndryshmet ky genjen shqiperia mirw ka pune po punohet eh plehu do na beje dhe me satelite drogaxhiu
Tropoja, Papunesia dhe korrupsioni nuk nuk te bejne kriminel. Te gjithe shqiptaret qe merren me droge nuk e kane vendin as ne Shqiperi,as ne Angli, po ne burg.
Sa mire ke shkru ! Se nuk ka faj askush kur don me u marr me helmin ! Te pasurohen ne nji dit.duan.shumica e shqiptareve! Puno paster se askush ste bie ne qaf..Duhet me.kthy punen ne burgje qe te lodhen e mos tua lejojn qejfet qe te zen mend ! E kan ba burgun si shpi pushimi !! Sa per keq kn marr i pjese e shqiptareve ????????