Pasojat e sulmeve kibernetike/ Sistemi nuk funksionon! Personi i rrezikshëm kalon nën hundën e policisë

2 Tetor 2022, 20:00Kronika TEMA

 

Pasojat e sulmeve kibernetike/ Sistemi nuk funksionon! Personi i rrezikshëm

Mbrëmjen e së mërkurës shërbimet e policisë Gjirokastër kanë ndaluar një person duke udhëtuar me një mjet luksoz “benz G class”. Pas verifikimeve kanë konstatuar se mjetit i mungonte dokumentacion çka solli dhe procedurat e bllokimit të tij por për sa  përket drejtuesit policia nuk kishte informacion.

Pavarësisht se ai u dha dokumentat dhe gjeneralitetet në mungesë të sistemit ADAM policia nuk e kuptoi se personi që drejtonte makinën  ishte me rrezikshmëri të lartë i dënuar për tentativë vrasje dhe në atë momente kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie.  Ndërsa policia po bënte procedurat e bllokimit të mjetit drejtuesi I saj u zhduk pa gjurmë. Top Channel mëson se personi që I iku nga duart policisë Gjirokastër është Fredi Keta.

Vetëm pasi në duar u kishte mbetur fotografia e drejtuesit të mjetit luksoz policia Gjirokastër u vu në alarm dhe pas konsultimeve me drejtoritë e tjera vendore kuptuan se personi që qëndronte para tyre kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie. Pas marrjes së sinjalizimit nga gjirokastra policia e Kamzës ushtroi kontroll në banesën e 37 vjeçarit Fredi Keta dhe pasi nuk e gjetën e shpallën në kërkim.

1 Komente

  1. a
    altin

    po e pyet veten policia pse ky tipi shkon dhe kalon kufirin pikerisht kur nuk funksionon sistemi sic duhet ? Sepse policia shqiptare eshte plot me vrima dhe fut uje kudo ....

    Lini një Përgjigje