Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara nga Librazhdi: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide

24 Nëntor 2025, 16:20Kronika TEMA
Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara nga Librazhdi: Nuk kemi

E moshuara nga Librazhdi, e cila së bashku me bashkëshortin u vendosën në gjumë nga valiumi që dhëndri iu dha për t’u marrë paratë, ka folur për Euronews Albania, duke thënë se nuk ka kuptuar asgjë nga ajo që bëri bashkëshorti i vajzës së saj.

Po ashtu, ka folur edhe vajza e saj, bashkëshortja e autorit të dyshuar, e cila thotë se nuk do ta falë burrin e saj.

Muharrem dhe Mirushe Bitroshi, pas tre ditëve në gjendje të rëndë në spital, u kthyen në banesë, ku dhëndri 36-vjeçar iu dha valium dhe më pas iu mori paratë. Muharremi, 82 vjeç, vazhdon të jetë në gjendje të paqëndrueshme.

“Erdhi dhëndri, si je, a je mirë… nuk kuptova asgjë tjetër. Nuk mbaj mend fare asgjë. Çuni erdhi nga Greqia dhe na gjeti pa ndjenja. Me dhëndrin nuk kemi pasur probleme, nuk di nga i erdhi kjo ide.”, tha Mirushe Bitroshi. 

Vajza e Mirushes, bashkëshortja e autorit të dyshuar, shton se burri i saj nuk i dha asnjë shenjë dhe thekson se nuk do ta falë këtë veprim.

Ajo thotë se gjendja e tyre ekonomike ka qenë e vështirë, pasi jetojnë me qira dhe kanë fëmijë të vegjël: “Tani ai është në burg dhe më ka lënë vetëm me tre fëmijë. Do t’i shoh fëmijët tani. Nuk do ta fal më, pasi e fala një herë kur më goditi vëllain me grusht.”

2 Komente

  1. s
    sapa

    Sepse njerezit ne shqiperi jane bere si QENTE!Duan Para me cdo mjet edhe me jete njerezish kushdo qofshin ata!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kola nga Brraka,bodyguard i Saliut.

      I mesoi Sali Monstra! Vidhni se do hani me luge florini.I pari jam une dhe Likja,cfar te ngeli eshte e juaja

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje