Dhunohet me shkop bejsbolli polici i burgjeve në Yzberisht, autorët i marrin dhe armën e shërbimit

28 Shtator 2024, 10:26Kronika TEMA
Dhunohet me shkop bejsbolli polici i burgjeve në Yzberisht, autorët i

Një efektiv i burgjeve mësohet se është dhunuar në Yzberisht në afërsi të banesës së tij në rrugën "3 Dëshmorët". Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Autorët kanë qenë me një mjet tip fuoristradë të bardhë dhe kanë goditur efektivin Arbër Labi me shkop bejsbolli në kokë. Efektivi është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës në kryeqytet.

Në momentin që ai ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori. Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë që dyshon për shkak të detyrës.

Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista tjetër e ndonjë konflikti me persona të tjerë që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë pasur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.

“Ai sapo ka dalë nga banesa për punë, kur është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës, pasi ka fraktura dhe dëmtime jo vetëm në trup, por edhe në pjesën e kokës.

Lini një Përgjigje