"Do ta fus atë telefon në by**ë" - Dhunoi dhe tentoi të digjte me benzinë ish-të dashurën, i riu kërcënon në gjyq

27 Gusht 2022, 18:10Kronika TEMA

"Do ta fus atë telefon në by**ë" - Dhunoi dhe tentoi

Sot u dha masa e sigurisë për 3 të rinjtë që u përfshinë në ngjarjen e dhunimit, dhe më pas tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare, ka ndodhur një episod i pakëndshëm. Në momentin kur 25-vjeçari Ardit Çela, Enea Xhori dhe shtetasi tjetër me inicialet D. M., prisnin të jepej masa.

Duke pritur pas kafazit prej xhami në pritje të verdiktit nga gjykatësi, një prej tyre, konkretisht protagonisti i ngjarjes, shfaqet i nervozuar kur sheh se filmohet nga gazetarët, madje shkon deri aty sa edhe kërcënon.

“Do ta fus atë telefon në by**ë po të pashë përjashta”, dëgjohet teksa kërcënon i Çela, ndërsa lëviz pa pushim duke treguar nervozizëm. Mësohet se Çela është djali i një ish-polici, ndaj të cilit gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ dhe për dy miqtë e tij caktoi ‘detyrim paraqitje’.

2 Komente

  1. p
    pjeter

    Tipa te tille ne boten e sotme,kane nje te ardhme te "ndritur",shancet per te vdek pleq jane shume te pakta!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirmroma

      Dhunim dhe tentativë djegieje dhe japën këto masa arresti? A ju shkërdhefsha gjykatësit kurvat e dreqit!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje