Vis Martinaj mund të jetë eleminuar, sipas ekspertit

26 Gusht 2022, 21:40Kronika TEMA

Vis Martinaj mund të jetë eleminuar, sipas ekspertit

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ekziston mundësia që Vis Martinaj mund të jetë eleminuar.

Sipas tij, materialet po serviren me pikatore dhe duke ju kërkuar ndjesë familjarëve, Rexhepi hodhi dyshimet për vdekjen e të shumëkërkuarit.

Ai deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se para se të analizohen këto pista e zhdukjes apo eleminimit të Martinajt, duhet pranuar se situata e krimit është “ulëritëse”.

Sipas ekspertit ka një “mbyllje syri” sa i takon zbardhjes së çështjes. Në gjykimin e tij të ftohtë, Rexhepi pohon se duket sikur nuk po ecet me ritmet e duhura për të ndëshkuar kriminelët.

4 Komente

  1. G
    GB

    Shteti vazhdon prej 30 vjetesh punen e rregullatorit te mafjes. Nga nje ane merr leke nga listat e mafjes, nga ana tjeter perdor te gjithe mekanizmat qe eleminimi fizik i tyre te behet nga dora dhe paraja e rivaleve. Drejtesia, policia dhe buxheti anemik i shtetit as qe mund te konfrontohen ne nje lufte ballore me mafjen. Ne cdo ballafaqim me elemente te saj, drejtesia dhe shteti kane falimentuar turpshem. Ky eshte nje fenomen qe do te zgjase ne rastin me te mire, afro 1 shekull. Ne te kundert, nese nuk luftojme kulturen klanore dhe tribale, do te zgjase perjetesisht si ne Itali apo Amerike latine, ku kultura sociale eshte thellesisht e kalbur.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      e paske kap edhe ti ndonje lek nga ky o Tani?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nevila

        O "specialisti per gjithcka" Artan Rexhepi, po sikur Ervis Martinaj te jete duke bere plazh nen Kryqin e Jezu Krishtit ne Rio de Zhaniero, i larguar nga Shqiperia me linjen e Tirane-Londer -Rio, me ndihmen e Jtonit te Policise se Shtetit Shqiptar?! Asnje specialist objektiv nuk flet pa pare provat, mos bej llapaqenin!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enci

          Po sikur lajmi doli që ishte ndarë në gjashtë pjesë, tani doli se është gjallë. Hajde komisar katani, ku kriminelët betononin ata që vrisnin. Kjo është drejtësia e leshit, ku populli pret, ti bëhet drejtësi metës, po me kë, me krajën mikun e Llallës.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje