Shoqja e "spiunes" ruse: Kam qenë në Shqipëri me të në zona ushtarake

26 Gusht 2022, 15:02Kronika TEMA

Shoqja e "spiunes" ruse: Kam qenë në Shqipëri me

Një tjetër dëshmi nga një tjetër mikeshë e Lana Sator (Svetlena Timofoeva), e cila akuzohet zyrtarisht nga prokuroria shqiptare si spiune në shërbime inteligjente të huaja.

Maria Passer është mikesha e ruses së burgosur, e cila rrëfen se në 2018 ka qenë në Shqipëri me ish të dashurin e saj dhe Lana Sator, të cilët kanë qenë ne vende të braktisura në vendin tonë, nëpër bunkerë, në Tiranë, në Shkodër, Berat por edhe në një zonë të braktisur ushtarake në jug të Shqipërisë.

Mikesha e saj tregon se Lana është e pasionuar pas vendeve ish komuniste, ndërkohë që tregon se rusja e arrestuar ka qenë në mbi 30 vende të botës.

Ajo tregoj gjithashtu për akuzat e mëparshme për Lanën si spiune, se kanë qenë vetëm deklarata dhe jo akuza zyrtare nga shteti rus.

Ajo beson se mikja e saj nuk është spiune por blogere, duke treguar se ajo ka mbi 2000 postime në instagram dhe ka shkruar dy libra për eksplorimin urban.

Ajo mendon se mikesha e saj dhe dy të tjerët janë arrestuar dhe akuzuar për spiunazh sepse marrëdhënia diplomatike midis Rusisë dhe Shqipërisë nuk është në ujëra të qeta./euronews

2 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Si ka mundesi keshtu? Po Bajromi qe na u bo president, e qe na ishte Shef i ushtrise shqiptare, cfare bente ne ate kohe apo vidhte naj tallon nafte, noj pale çarcafe ushtaresh. Nuk ishte vene Bajromi per me rujt objektet ushtarake, apo i rujti Mrika me gruan e investitorit strategjik ato?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Kur vijnë goca nga Rusia, gëzohemi se do qëndrojnë përgjithmon te ne, por ata e qelbin me këta karagjozlleke që vihen re me konstatime të ndryshme dhe shumta.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje