
Kur kanë kaluar 16 ditë nga denoncimi i familjarëve, ende nuk dihet fati final i të shumkërkuarit Ervis Martinaj.
Gjykata e Kurbinit la dje në burg policin Jeton Lami që dyshohet se e ndihmoi, transportoi dhe përkrahu për t’ju fshehur jo vetëm policisë por edhe kundërshtarëve.
Pikëpyetje të mëdha shoqërojnë hetuesit, prej më shumë se 2 javësh.
Hetimi i nisur për rrëmbim personi zbuloi se Ervis Martinaj u ndihmua nga agjenti i policisë Jeton Lami për t’iu shmangur kapjes jo vetëm nga autoritetet, por edhe nga grupet kriminale rivale, me të cilat ka konflikte të hapura.
Kallëzimi i xhaxhait të tij, Faik Martinaj u depozitua në polici më 10 gusht.
Prej asaj dite policia ka administruar të dhëna kontradiktore, por nga ana tjetër ka krijuar një ide se ku strehohej dhe fshihej i shumëkërkuari nga SPAK dhe nga ‘hasmi’.
Agjenti i operacionales Jeton Lami ka kyçur gojën duke mos dhënë detaje të vlefshme për zbulimin e enigmës. A është vrarë Ervis Martinaj apo e gjithë historia është një inskenim i paramenduar?
Procedurialisht pa pasur prova konkrete, për policinë e prokurorinë, kjo do të mbetet një çështje e hapur.
Duhet ditur se situata është kritike dhe e kudhtueshme për të gjitha ministritë, ku dhe fbi që është në dijeni të ngjarjes, në këto momente s'na përcakton asgjë.