"Familjen tënde ose Visin", dhjetëra persona në përgjim mes tyre edhe efektivë policie që...

26 Gusht 2022, 12:07Kronika TEMA

"Familjen tënde ose Visin", dhjetëra persona në

Jeton Lami, efektiv i forcave operacionale i vënën nën akuzë për “shpërdorim detyre”, u zbulua se ndihmoi për t’iu fshehur drejtësisë të shumkërkuarit Ervis Martinaj, pas kallëzimit për zhdukjen e tij.

Pas kallëzimit të xhaxhait të tij, se kishte humbur kontaktet me nipin, në përgjim janë vënë dhjetëra persona, mes të cilëve edhe efektivë të policisë lokale e Policisë së Shtetit. Një burim i tha Vox News se Martinaj është shoqëruar dhe nga një tjetër ish-polic që mendohet se është ekzekutuar.

Sipas të njëjtit burim grupet rivale të Ervis Martinajt kanë shkuar në familjen e ish badigardit të tij dhe e kanë kërcënuar se do t’i zhdukin familjen nëse nuk ua nxjerr në pritë.

Hetuesit tregohen të rezervuar për dhënien e detajeve, pasi çështja është ende nën hetim, por sipas Fax News ka siguruar, mësohet se efektivi i operacionales u vu nën akuzë, pas përgjimeve dhe komunikimeve që ai ka pasur me persona të afërt të Martinajt.

Gjithashtu, mësohet se me urdhër të gjykatës së Kurbinit, në përgjim vijojnë të jenë dhjetëra persona të tjerë, mes të cilëve edhe oficerë policie. Hetuesit kanë dyshime se Lami nuk është personi i vetëm nga radhët e policisë që ka ndihmuar Martinajn për t’i shpëtuar autoriteteve e të lëvizë pa problem në akset nacionale edhe pse ishte në kërkim.

Ndërkohë, efektivi i operacionales Jeton Lami, u arrestua tre ditë më parë nga kolegët e tij, pasi sipas prokurorisë, dyshohet se e ka shoqëruar me makinë Ervis Martinajn në më shumë se një rast. Në dosje thuhet se më 5 gusht ai ka shoqëruar me një mjet tip “Audi” 40-vjeçarin, nga Kurbini në Durrës. Aty ai është akomoduar në një hotel, dhoma e të cilit rezulton e rezervuar në emër të efektivit të operacionales.

Sipas dosjes mëngjesin e 6 gushtit polici e ka marrë sërish Martinajn nga aty ku e kishte lënë me një tjetër automjet, të llojit “Volswagen”. Hetimet vijojnë, ku është urdhëruar sekuestrimi i dhjetëra kamera sigurie në qytetin bregdetar, për të parë destinacionin e mjetit “Volswagen”, në të cilin u pa për herë të fundit i shumëkërkuari.

Kujtojmë se mesditën e së enjtes Gjykata e Kurbinit pranoi kërkesën e prokurorisë për Lamin, duke caktuar ndaj tij masën “arrest me burg”.

4 Komente

  1. A
    Alex

    Ç'farë i pengonte autoritetet të mbanin nën përgjim-vëzhgim personat që kanë lidhje me një të shumëkërkuar përpara se të bëhej kallzim nga të afërmit për humje të kontakteve me të???!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erion

      Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit duhet te shkundet nga nje termet shumeballesh, sepse, deshtimi i kapjes se 14 kokave te krimit te organizuar, te denonciuar nga Dumani, tregoi se eshte vene ne sherbim te tyre.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        PD thotë shpopullim vëndi. Ikin ata të urtit që s'ja dalin me forcën e shpatullave dhe janë ata që kanë zënë vëndet e punës më të rehatshme dhe shohin mënyra të reja me u bërë të pasur.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Altin

          Sa kushton nje makine e tille

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje