Gjykata në Rusi lëshon urdhër arresti për "spiunen" ruse të kapur në Shqipëri

26 Gusht 2022, 17:01Kronika TEMA

Gjykata në Rusi lëshon urdhër arresti për

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e shtetases ruse të arrestuar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.

Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar në listën e personave që kërkon nëpër botë, shkruan media ruse RBC.

Shërbimi për shtyp i Gjykatës së Qarkut Meshchansky i tha RBC se Timofeeva Svetlana Valeryevna u arrestua në mungesë për dy muaj nga data e transferimit në agjencitë e zbatimit të ligjit.

Data e saj e lindjes, 18 mars 1989, përkon me datën e lindjes së fotografes-blogeres Svetlana Timofeeva e ndaluar këtë javë në Shqipëri.

Svetlana Timofeyeva u arrestua më 20 gusht në Shqipëri pasi bashkë me dy shtetas të tjerë, një rus dhe një ukrainas pasi tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh.

Mbi dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fiodor Mihailoviç rëndojnë 2 akuza; “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Incidenti në Gramsh

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Për këtë ngjarje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh një ditë më parë se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se hetimet vijojnë. Nga opozita nuk mungojnë akuzat dhe theksohet se është cenuar siguria kombëtare.

3 Komente

  1. j
    jevgu

    kto muzhiket duhen mbajt n qeli 1000% sepse kan hyre ne baza te NATO dhe daj Samiu osht shum i interesum me bo nai shkembim burgaxhish :D sic u bon n Kin Kore etj Muzhiku do me i terhek nga albanistani se e di qe do i coj per lesh bubi sa t zbresin n Mosk (expandable) Po i gjati ka fryk ka per tja leshu muzhikut se ska byth ma i bo karshillik (i qu qesharake sikur ska ndodh nai gjo qe kan hy ke baza) A jane konsultuar me expertet e NATO keta bythpalamet e albanistanit para se ti bejne dhuraten e rradhes muzhikut? Keta agjente fushore i kane nisur informacionet live dhe dynamically ndaj duhen mbajtur dhe perdorur per efektet ansore te spiunazhit sic ndodh rendom para se ti eliminoje muzhiku. Me i cu n Mosk i ka firmos denim me vdekje ktyre te treve

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      CIA dhe FSB janë në dijeni të problemit por meqë kryetari PD-së tha të rivendosen vizat për shtetasit rusë, u pa e arsyeshme nga ana tyre një shkelje turistike. Ne nuk kemi arsye ti mbajmë më gjatë, por është mirë për ta të mos veprojn në shtetet arabe në këtë mënyrë se e pësojn në dramë.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasoni

        "Svetlana Valeryevna u ARRESTUA në mungesë për dy muaj nga data e transferimit në agjencitë e zbatimit të ligjit"?? Si arrestohesh ne mungesë?! Ka ndonjë jurist të shpjegojë Flm

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje