"Gjurma" e fundit: Vendi ku u zhduk Ervis Martinaj në Tiranë, me syze dielli doli nga pallati e hipi në “Audi A8"

26 Gusht 2022, 17:05Kronika TEMA

"Gjurma" e fundit: Vendi ku u zhduk Ervis Martinaj në

Një kamera sigurie në zonën e zogut të zi në Tiranë ka fiksuar ato që cilësohen si pamjet e fundit të personit të shumëkërkuar Ervis Martinaj. Ai ka hipur në një automjet audi dhe është larguar në drejtim të Laprakës duke humbur gjurmët në orët e pasdites së datës 8 gusht.

“Ora News” zbulon vendin e fundit nga ku humbi çdo kontakt me familjarët dhe miqtë biznesmeni i lojrave të fatit, Ervis Martinaj.

Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e këtij pallati që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8”.

Sipas burimeve të policisë kriminale që po heton rastin e zhdukjes së Martinaj, silueta e tij është kapur nga një kamera afër këtij lavazhi në Tiranë.

Pamjet filmike të sekuestruara nga policia, tregojnë Martinajn që shafqet duke ecur me shpejtësi, ndërsa mbante syze të errëta dielli.

Ai ka hipur në makinën tip “Audi A8” dhe është larguar në drejtim të zonën së pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke dalë në rrugën “Dritan Hoxha”.

Për shkak të errësirës, drejtuesi i makinës nuk është identifikuar nga ana e policisë. Pas këtij momentit të shënuar në mbrëmjen e datës 8 Gusht, Ervis Martinaj, ka humbur çdo.

Policia ka zbuluar se Martinaj, ka qëndruar në një apartament që ndodhet pas qëndrës tregtare në Tiranë.

Policia ka zbuluar se dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qënë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë.

Jeton Lami, tashmë është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa në asnjë moment, nuk ka pranuar të flasë rreth fatit të Ervis Martinaj dhe shoqërimit të tij me këtë person që kërkohet prej 4 muaj nga prokuroria e posaçme SPAK.

Nga ana tjetër në pyetje është marrë dhe vajza e cila ka treguar se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Ervis Martinaj, në një hotel në Durrës.

Ervis Martinaj u filmua për herë të fundit në Tiranë, tek “Zogu i zi” humbi çdo kontakt

Por mëngjesin e 8 Gushtit, janë ndarë me të, ku ajo ka shkuar në shtëpi ndërsa nuk ka pasur dijeni se ku ka shkuar Ervis Martinaj që ndodhej në shoqërinë e punonjësit të operacionales Jeton Lami.

Ka shumë gjasa që Martinaj të jetë sjellë në Tiranë pikërisht nga Jeton Lami dhe mbrëmjen e 8 gushtit, sërisht Lami e ka marë me makinë dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.

Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare, si ajo e Enver Stafukës, Jan Prengës, Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.

 Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit "Plumbi i artë" për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles,  anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”./Ora News

 

5 Komente

  1. M
    Manjola

    Me 8 gusht 2022 Evis Martinaj ka fluturuar drejt Londres.

    Përgjigjjuni
    1. m
      mirjan

      nga e e di ti Manjola?

      Përgjigjjuni
    2. v
      vlora.vlora

      po na keni care karrin me kete qelbesiren ,po kujt i plasi karri se e zhduken apo bene copa copa ,,ca do mbjellesh do korresh ,pastaj pse kaq reklame nga tema ,apo te besojne njerzit se vertet e kane vrare

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Kemi ngelur vetëm një grusht. Se kuptoj ku e ka zanafillën kjo urrejte stupide me eliminime befasuese.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca

          O Presidento Ish Presidenti Sali Berishovich e ka nip. Per nje hajdut xhepash Saluku te can train por per Nipin nuk eshte ndjere...etj etj

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje