Dorëhiqet nga detyra kreu i AMP-së, Florian Sulejmani

9 Korrik 2025, 19:46Kronika TEMA
Dorëhiqet nga detyra kreu i AMP-së, Florian Sulejmani

Kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar ditën e martë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra, raporton A2.

Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloj në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë. 

Lini një Përgjigje