Dy vëllezërit francezë u përplasën me jet ski, ndiqen penalisht pronarët e mjeteve lundruese në Ksamil

9 Korrik 2025, 15:55Kronika TEMA
Dy vëllezërit francezë u përplasën me jet ski, ndiqen

Një incident i ndodhur më 8 korrik në ujërat e Ksamilit ka çuar në procedimin penal të pronarëve të dy jet-skive.

Policia e Sarandës njofton se shtetasit K. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, banues në Ksamil, janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Dyshohet se ata i kishin dhënë me qira dy Jet Ski turistëve francezë A. I. dhe I. I., pa qenë të regjistruar pranë autoriteteve kompetente për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Gjatë manovrave në det me një nga Jet Ski-t, shtetasi francez I. I. pësoi dëmtime të lehta dhe u transportua në spital, ku pas ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të hetimeve për rastin, Policia Kufitare bllokoi dy mjetet lundruese dhe vendosi gjoba prej 1 mijë lekësh të reja për dy pronarët e jet-skive.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

3 Komente

  1. B
    Boboooh

    Do rrezohej nga skafi francezi tangerlliks. I mori ne qafe dy shqipot e shkrete qe fitonin buken e gojes me skafe ilegale.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Ne Albanistan ke frike ti japesh dhe skafit

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sarandapende

        I paska dënuar rëndë pronarët! Jo kaq rëndë, o policia, jo kaq rëndë se është gjynah! 1 mijë lekë të reja!? Shumë e papërballueshme për dy të rinj 20 vjeçarë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje