“Ju kemi toleruar jashtë mase, kemi thyer edhe ligjin”, zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit: Na premtuat që do çmontoni shtëpitë!

9 Korrik 2025, 14:35Kronika TEMA
“Ju kemi toleruar jashtë mase, kemi thyer edhe ligjin”, zyrtari

Tension në zonën turistike të Thethit, ku banorët janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

Drejtori i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, ishte personalisht i pranishëm në zonë dhe u përball me protesta të qytetarëve, të cilët kundërshtuan prishjen e disa objekteve.

Në një debat të drejtpërdrejtë me banorët, Mete tha se banorët kishin marrë njoftim paraprak dhe se institucionet kishin treguar tolerancë të tejskajshme ndaj tyre. “Na keni premtuar se do t’i çmontoni vetë objektet. Ju kemi toleruar dy ditë dhe kemi shkelur ligjin në këtë tolerancë. Mos luani me fatkeqësinë e tjetrit, se është gjynah”, deklaroi ai.

Sipas Metes, objektet në fjalë janë të ndërtuara pa leje dhe banorët kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë duke kryer veprime noteriale për transferimin e pronësisë. “Kur ka ardhur grupi i inspektimit, objektet kanë qenë në emër të një personi dhe tani i keni kaluar në emër të një tjetri”, tha Mete.

5 Komente

  1. A
    Ana

    "Sipas Metes, objektet në fjalë janë të ndërtuara pa leje dhe banorët kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë duke kryer veprime noteriale për transferimin e pronësisë. “Kur ka ardhur grupi i inspektimit, objektet kanë qenë në emër të një personi dhe tani i keni kaluar në emër të një tjetri”, tha Mete." - nuk e kuptoj ket koqen! Nese jane pa leje, dmth jane ilegale, pra zere se nuk ekzistojne. Atehere si mund te behet transferimi i pronesise me noter, kur vete prona eshte ilegale? Ketu tek ne me duket se jane budallepsur te gjithe pa perjashtim, me popull me qeveri me drejtesi! Eh cna ka gjet!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Merrni Rrogat kot

      Po adini ju mar Zotni sene Tan Shqiprin ka ndertime pa leje Pallate Vila Lokale neper tana Qytete ju nuk Punoni ju nuk shkoni hiq ne Pune vetem neper Kafe rrini skamet Lulishte kun pa Ndertu

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje qytetar

        He he , mirë o mirë , prisni qe maloket te respektojne ligjet ?! Këta vetem dhuna i bën derman .

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ketyre Termeti mbi 12 ball !

          Me te drejte e filluan Maloket e Vicidolit vellait Siamez Karacic sali me grupet e tyre kerma kriminele , koke palaret dhe e pasuan Jugoret po kerma kriminele , po koke palaret me ne krye komunistet e 90..... nje mute te gjithe ..... Ligji duhet zbatuar , duhej mare Leje perpara se te ndertohej sic veprohet kudo ne EU...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ketyre Termeti mbi 12 ball !

            Me te drejte e filluan Maloket e Vicidolit vellait Siamez Karacic sali me grupet e tyre kerma kriminele , koke palaret dhe e pasuan Jugoret po kerma kriminele , po koke palaret me ne krye komunistet e 90..... nje mute te gjithe ..... Ligji duhet zbatuar , duhej mare Leje perpara se te ndertohej sic veprohet kudo ne EU...

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje