Drafti i Kodit Penal, Olsian Çela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë! Duhej diskutim i gjerë paraprak

29 Korrik 2025, 13:24Kronika TEMA
Drafti i Kodit Penal, Olsian Çela kundër: Rrezikon të

Në sallën kur të premten e kaluar u prezantua drafti i kodit të ri penal, mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela, pavarësisht ftesës nga Ministria e Drejtësisë. Për Report TV, ai shprehet se zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi “për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë“.

Ngjashëm, e njëjta situatë kishte përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, kryetari i së cilës Sokol Sadushi, e bëri të qartë në takim pakënaqësinë e tij, ndaj mospërfshirjes së komunitetit të magjistratëve në proces. “Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një kodi të ri penal“, shpjegon Cela.

Por ky nuk duket të jetë aspekti më i rëndësishëm i kritikave të forta të kryeprokurorit, të cilat nisin që me mënyrën e hartimit e shtrihen te mënyra e konceptimit, dhe përmbajtja e dokumentit që pritet të përcaktojë politikën penale për dekadat e ardhshme.

“Diskutimi mbi draftin e prezantuar do të kishte qenë e nevojshme që të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror mbi nevojën e pasjes së një kodi të ri“, thotë ai duke shpjeguar se pikënisja e hartimit të një kodi të ri penal duhet të ishte “një nevojë reale për shkak të evoluimit të vlerave shoqërore dhe përshtatjes me ndryshimet e vrullshme në nivel global në shumë aspekte”.

“Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor në ngritjen e kësaj ngrehine, që në vend se të ishte produkt i një rrjedhe të natyrshme institucionale dhe shoqërore si domosdoshmëri historike, në fakt nuk përfaqëson më shumë se një veprim të nxituar që rrezikon të minojë në mënyrë të pariparueshme mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend“.

Kryeprokurori është kritik dhe me përmbajtjen dhe zgjidhjet e ofruara.

“Nga produkti i sjellë për diskutim, unë vlerësoj se ai do të sillte shumë konfuzion tek magjistratët në aplikimin e normave dhe krijon premisat për interpretime tërësisht të ndryshme të tyre në raste të ngjashme“.

Olsian Çela e sheh si problematike tendencën për të paravendosur në dispozita çdo interpretim të mundshëm të normës ligjore.

“Fryma e përgjithshme në draft për të zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme në një masë të tillë sa të klasifikohen si vepra penale e të dënohen me burgim, tregon një tendencë represive që rrit potencialin e kriminalizimit të individit në shoqëri e që sjell pasoja të rëndësishme në jetën e qytetarëve“.

Por sa e mundur është që procesi i konsultimeve i hapur tanimë, të sjellë përmirësimet e nevojshme? Për kryeprokurorin Cela “procesi i konsultimit publik dhe ai parlamentar më pas, ndikojnë pak ose aspak në thelbin e tij, çka e shndërron procesin e debatit publik në formal dhe të padobishëm, pasi nuk do të lejonte një ndërhyrje sistematike në tërësinë e draftit“.

"Eksperienca ka treguar se procesi i ligjbërjes në vend, të paktën sa i përket sistemit të drejtësisë dhe sidomos kuadrit ligjor penal, është difektoz dhe shpesh herë ndikohet nga nevojat dhe emocionet e çastit” dhe “kur bëhet fjale për një kod, nuk duhet të lejohet që ky gabim të përsëritej për një ligj kaq të rëndësishëm", thotë Olsian Çela. 

Për Prokurorin e Përgjithshëm “më tepër se për një kod të ri penal, sot vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, për të korrigjuar gjërat që po shkojnë keq në funksionimin e tij dhe për të lehtësuar proceset nga burokracitë e panevojshme, që po ndikojnë në zvarritjen e hetimeve dhe gjykimeve“./shqiptarja.com

 

22 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    gjakdhjeri gerrrko arrixhinji Celjan po flet per drejtesi dhe ligje pikaaaa....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ela

      Ky eshte nje toc kuklle qe duhet shkarkuar menjeher

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Keta nuk duan gjera te qarta dhe pa interpretime,duan qe te vendosin keta jo ligji,dhe te aplikohet prej sipas interpretimeve te tyre.Olsiani do qe ti heqi pergjegjesine atyre qe llapin kot,shpifin,mashtrojne publikish me akuza djallezore pa asnje prove,do qe te jete ai te vendosi se Saliu perben shkrlje penale apo tja faturoje si "dialektike politike",jo zoteri,ligjet i ben kuvendi dhe ju duhet ti zbatoni. Ishte kryeprokuror e nuk beri asgje, presin qe Saliu ti ktheje patkonjte nga dielli qe ta quajn pune te kryer me sukses!!

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jutisti

        Sakte e ka Cela! Nje shoqeri qe krimi alizon kaq shume veprime nuk eshte shoqeri demokratike!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parruca

          Akoma merr rroge nga taksat tona ky tipi?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patronazhisteve cekic ballit

            Me rrogen fshijne bythen keta. Milionat i nxjerrin ne rruge te tjera.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lymi

            Dolen komentet e boleve te Edvinit e Ulsiut, ah ah ah ...

            Përgjigjjuni
          3. S
            Shaqo

            Po mire o kryeprokuror, po them se ke te drejte qe nuk je ftuar paraprakisht per hartimin e tij, po si ka mundesi qe per dy dite je njohur me draftin, e ke lexuar, e ke kuptuar dhe po e hedh poshte? Si t'ia veme emrin kesaj? Kaq i mprehte je, apo do te vazhdosh me kodin e 95, dhe ju prokuroret e gjyqtaret te ngeleni "lule mos me prek", se thahemi. Ju i keni bere dhe akoma po i beni gjemen ketij vendi e ketij populli. Uluni, shtroni bythen e merrni pjese ne diskutimin e hartimin e tij, ose ndryshe, hapni krahun, se sot ju prokuroret e gjyqtaret ia keni kaluar edhe Gestapo-s. Turp te keni, ai eshte draft dhe ju, duke e ditur qe ka permbajtje ku preket edhe paprekshmeria juaj, e kundershtoni, edhe pa e lexuar fare. Jeni skandal.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kreu

              Po perse duhet ftuar ky ne hartimin dhe diskutimin e kodit, kur po ben me se tre vjet ne detyre dhe nuk ka bere asgje, asgje fare per drejtesine ne shqiperi. Po si ka mundesi qe vazhdon e merr rrogen akoma me taksat tona ky njeri? Llalla isht lule ne krahasim me kete prokuror, qe nuk ben asgje.

              Përgjigjjuni
            2. R
              Rob kot Mish me dy Sy

              Shko merre Shokun tan ne Rom o Magjyp si kan denu Adriatik Llalla masanej fol per drejtsi o Klysh Bushte

              Përgjigjjuni
              1. l
                latifi

                Prokuror i pergjithshem pa gjak ka frike ti bej oponence dhe nuk shkon se e di cfare i ben i gjati. Prokuror vemje.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luzati

                  Ka shumë të drejte ,duhet nderhyre ne kodin e procedures penale .Olsi mos degjo këta injprantet që nuk e kanë idene e kodit po dinë vetëm te shojnë I madhi Ajnshtajn ka thenë I pa fund ështe universi dhe numeri budallejve ne ketë tokë”

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dhjaksi drejtësisë

                    Me këtë do të mbulojë paaftësinë e tij që e mbajti dosjen e 21 janarit me vite në sirtar derisa Gjykata e Lartë detytoi SKAP-in ta merrte vetë, por edhe këta dhjesin nga frika prej shpellarit Sali.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Labi

                      Olsjan Çela e kundershton draft_projektin e kodit penal jo se kupton gje po keshtu i ka thene Argita

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        ZJARRI I 6

                        kush eshte arben rakipi qe ndalon shprehjen e lire qeveria dhe politika te rri jasht draftit. te flasin profesjonistat.vetem ata

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sapa

                          U ngrit nga gjumi ky?Per cfare e merr rrogen ky njeri?

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            fjala

                            Po ky gjalle qenka! E kam pare qe ate dite qe u zgjodh dhe beri premtimet, si duket per te mos u pare me, veçse jam ne nje mendje me te se kodi penal do jete paçavure e Manjes. Nuk zgjidhe asnje probleme qe ka dale gjate ketyre koherave "te arta" te prokurorise dhe gjykatave. Ore kisha nje pjetje. A eshte qytetar prokurori dhe gjykatesi? Kur shkel ligjin kush e denon?! Se Hulusiu u rruan bythen, vetem Saliu u vjen hakes.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Populli

                              Po nuk beri veejtje cfare tjeter ben ky vec se merr rrogen e vecante

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Argita

                                Ky njeri eshte i pabesueshem i ka kerkuar qeverise per te shkuar ne Gjykaten Kushtetuese po ata nuk i kane dhene shprese dhe tani na flet per Kodin Penal qe se kupton fare

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tarasi

                                  Gjalle qenka ky ?? Po sikur thane qe kish vdekur …..e cbehet , sdi kujt ti besosh ….vec ndihmoj dhe ky ti perhapet lajmi i kobshem ….sa mori detyren me roge teper te majme fjeti gjum dhe njerezit kujtuan se nuk ronte …..nejse , shyqyr qe eshte gjall hahahahahahahahaha O Olsjan , te paca ore birbo …te gjithe kerkojne tu beje pula ndonje veze dhe sja harijne qellimit , ty te pjellin dhe kaponjt ….

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqiptari

                                    Olsion! Kodiak I Ri Penal do hartohet si kod I nje vendi Anetar I BE.Se dyti:Nje kod penal nuk mund te hartohet nga prokuroret dhe gjyqtaret pasi Ata do varrosnin drejtesine.Se treti:Kodi Penal hartohet nga eksperte te drejtesise,penalizste,pedagoge kriminaliste dhe specialists te kesaj fushe,profesore etc Se katrti:Ai eshte ne fazen e diskutimit publik do kaloje ne komisione,do diskutohet ne parliament,por mbi te gjitha do kaloje ne disputing me negociatat me BE.Eshte shpejt per ta bere fact te kryer,Olson!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Keshilltari

                                      Eshte dehur nga rroga e larte prandaj flet pa e lexuar pra thote qe dhe une jam ketu

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje