Dronët Bayraktar në Shqipëri, çfarë nuk dimë për mjetin luftarak pa pilot

4 Mars 2024, 12:49Kronika TEMA
Dronët Bayraktar në Shqipëri, çfarë nuk dimë

Përveç bazës së NATO-s në Kuçove, kurioziteti ishte i madh edhe për të parë shfaqjen e parë të tre dronëve Bayraktar që Shqipëria i ka blerë nga Turqia.

Por çfarë është droni Bayraktar TB2 pilot i prodhuar nga kompania turke e teknologjisë Bayraktar, i cili fluturoi për herë të parë në vitin 2014, ndërsa u bë pjesë e forcave të Armatosura turke në vitin 2021?

E veçanta e këtij droni qëndron në faktin se është një është një mjet ajror luftarak pa pilot. Megjithatë për drejtimin e tij janë përgjegjës tre persona, komandanti, piloti dhe operatori, të cilët qëndrojnë në një distancë të largët prej tij.

Bayraktar TB2  është i aftë qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.  Ky mjet luftarak është i pajisur me katër raketa dhe ka aftësi të lëshojë bomba për të shkatërruar tanket dhe artilerinë me ndihmën e një lazeri.

Pesha maksimale e dronit bombardues është 650 deri në 700 kg. Çmimi për një dron Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por disa faqe interneti sugjerojnë se është 5 milionë euro.

Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në operacionet “kundër terrorizmit” kryesisht kundër kurdëve, Por, ndikimi i tyre shkatërrues u vu re botërisht jo vetëm gjatë luftës në Ukrainë por edhe gjatë konfliktit në fund të vitit 2020 në rajonin e Nagorno-Karabakut, kur dronët TB2 Bayraktar u përdorën nga Azerbajxhani kundër armenëve.

Pas provës së parë publike sot në bazën e NATO-s ku edhe do të qëndrojnë, dronët do të përdoren edhe për misione ushtarake, por edhe policore dhe civile, siç e ka bërë të ditur më herët kryeministri Edi Rama. Zotërimi i këtyre dronëve rrit aftësinë e mbrojtjes së Shqipërisë dhe është dëshmi e angazhimit për të garantuar sigurinë kombëtare.

Lini një Përgjigje