Emiratet e Bashkuara Arabe janë kthyer së fundmi në ‘parajsën’ e kokave të krimit shqiptar, ku deri më sot janë disa persona nga vendi ynë, mes të cilëve edhe të kërkuar nga SPAK, të cilët kanë zgjedhur të strehohen në Dubai për t’iu shmangur drejtësisë.
Sot, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka treguar gjatë seancës plenare se nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministri u shpreh se për këtë nuk ka patur vullnet nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas Manjës, Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë në mënyrë të vazhdueshme Emirateve kërkesa për të arrestuar persona për llogari të vendit tonë, por nuk ekstradohen nga Emiratet.
“Dua të jap një përgjigje lidhje me atë çka zoti Salianji tha se pse nuk ka një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe ku fshihen një numër i madh personash kriminelësh të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Në fakt është një çështje krejt tjetër. Nuk ka lidhje me këto dy marrëveshje që po diskutojmë sot sepse çështja e marrëveshjes dy palëshe apo marrëveshjes së ekstradimit me emiratet e Bashkuara Arabe është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë. Sa për dijeninë tuaj i dashur koleg, është e vërtetë nuk kemi marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshje ekstradimi dy palëshe me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Por instrumenti me të cilin sot kemi bashkëpunime në fushën e ndihmës juridiko-penale me Emiratet e Bashkuara Arabe është instrumenti i Konventës. Kemi tentuar si Ministri e Drejtësisë të lidhim marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe por nuk ka patur vullnet nga Emiratet. Të gjitha kërkesat e autoriteteve të drejtësisë shqiptare për personat në kërkim që fshihen në Emirate Ministria e Drejtësisë bazuar në instrumentet e Konventës ia ka përcjellë autoriteteve gjyqësore në Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk kemi marrë përgjigje për këto kërkesa. Nuk mungon vullneti nga pala shqiptare sepse kemi qenë konseguentë në kërkesat tona. I kemi përcjellë të gjitha kërkesat.
Marrim dijeni, njoftohemi nga Emiratet e Bashkuara Arabe për persona në kërkim që arrestohen atje për llogari të drejtësisë shqiptare dhe kur ne vemë në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga prokuroria shqiptare nuk na ekstradohen. Kjo është e vërteta. Kemi bërë të gjitha përpjekjet, por nuk është përgjegjësi e jona kjo. Do të vazhdojmë të kërkojmë vazhdimisht të nënshkruajmë marrëveshje dypalëshe ekstradimi sepse instrumenti i Konventës është i pamjaftueshëm në rastin konkret”, u shpreh Manja.
Edhe po te kishit marreveshje ekstradimi cfare do ju benit do ju rruanit bolet krimineleve?Shqiperia eshte kriminele komplet ndryshe nuk do ishte sic eshte!
Na rrufshi bythen me.mashtrimet tuaja. Po.mos.kish vullnet emiratet Nuk I kishin mbajt ne arrest fare personat qe ju kerkonit . Ligji tyre Thot 40 dite per ju te paraqitnit provat. Ju I vononi me qellim,dhe ju s paraqisni asnje prove per keta personal,dhe mbas 40 ditesh ata zbatojn ligjin dhe I leshojn. NE Ka fajtor esht manja me shoke,kuptohet qe jane te kapur me.krimin. Prandaj bolll me mashtrime. Jepni deklarata thjesht per njerezit e verber qe ju besojn
Dubai eshte parajsa e krimineleve dhe bundrave
Maja ka nje gabim: dergo saliun atje dhe mbaron kjo pune