
Kokat e grupeve kriminale të Ballkanit, ku përfshihen dhe bandat shqiptare po strehohen në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në 20 vitet e fundit, këto grupe janë kthyer në aktorët kryesorë në trafikun global të drogës.
Tregjet e Ballkanit përfshijnë trafikimin e heroinës, prodhimin dhe trafikimin e kanabisit si dhe trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në portet e vendeve të Europës perëndimore dhe jug-lindore.
Në këtë përfundim ka dalë një raport i organizatës “Global Initiative”. Grupet kriminale ndahen në tre pjesë, “punëtorët” që lihen në vende ku prodhohet kokaina, tregtarët që ndodhen në vendet ku bëhet shitja, ndërsa shefat qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkë me paratë e tyre.
Lerini ore te qete cunat... jashte juridiksionit shqiptar nuk keni asnje te drejte ligjore e me pak morale per ti gjykuar. E trajtoni Shqiperine sikur duhet te jete patjeter vendi me steril ne Bote. I jeni qepur shqiptareve ane e mban Botes per ti kapur ne gabim, edhe kur kjo nuk eshte puna juaj. Keq ti mbajne lekte ne Dubai, Keq ti sjellin ne Shqiperi, Keq ti cojne ne Hene, shume Keq ti cojne ne Mars. Parate me te pastra na qenkan vetem te Gazetareve investigativ. Ligesi ligesi ligesi vetem ligesi qe vjen nga njerez qe bejne si qytetar te Botes, por qe ne te vertete kane dhe jane vec LIGESI.