Ish-gjyqtarja i përgjigjet Ramës: Nuk jam monstër, do rikthehem më e fortë

20 Prill 2022, 18:59Kronika TEMA

Ish-gjyqtarja i përgjigjet Ramës: Nuk jam monstër, do rikthehem

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt të vitit 2021 për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Asokohe, Hoxha u etiketua nga kryeministri Edi Rama si një monstër, teksa thoshte se reforma në drejtësi po jepte rezultatet e para.

Në një rrëfim për emisionin “SOT” në “Euronews Albania”, Hoxha i ka kthyer përgjigje për herë të parë kryeministrit Rama, duke thënë se nuk është monstër dhe se do të kthehet më e fortë.

“Më kanë etiketuar me një etiketim monstër, ndërkohë që kurrsesi nuk më përket ai etiketim, nuk jam e tillë.

Sigurisht që dalja nga këtu apo rifillimi i jetës sime do jetë i vështirë, por jam gati të përballem më gjithçka, për sa kohë jam e bindur në gjykimin dhe në ushtrimin e një detyre nga ana ime ashtu siç duhet.

Nëse do kthehem përsër, pasi është një gjë që do ta kërkoj deri në fund që të kthehem si gjyqtare, do të kthehem më e fortë se më parë”, u shpreh Hoxha.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e ka dënuar Hoxhën me 3 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të kryejë 2 vite burg.

Ish-gjyqtarja ndodhet në paraburgim dhe çështjen e saj e ka dërguar në apelin e GJKKO.

Hoxha rrëfeu edhe se si e ka pritur familja e saj arrestimin që iu bë.

Hoxha tha se policia ia kishte kthyer shtëpinë përmbys, ndërsa aty ndodheshin djali, prindërit, vajza dhe vëllai i saj.

Ajo tha se fëmijëve u ka thënë se do të kthehet në shtëpi shumë shpejt, ndërsa tregoi se djali, vajza dhe i ati u mërzitën shumë nga ngjarja.

“Djali ishte në një gjendje të mjerueshme, vajza po ashtu, prindërit e mi pa fund dhe nuk po arrinin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur”, tha ajo.

Hoxha tha se i ati donte ta shoqëronte në paraburgim, por një gjë e tillë nuk lejohet.

Ajo u qendron vendimeve që e çuan në burg.

"Po t’u kthehesha çështjeve të mia në gjykatë, do të merrja të njëjtat vendime", shprehet ajo.

Hoxha thotë se vendimet i ka marrë me gjykimet dhe bindjet e saj, në raport me zbatimin e ligjit.

“Janë vendime, gjykime të cilat janë gjykuar mbi bindjen time të brendshme dhe mbi një bindje profesionale gjithmonë në zbatim të ligjit. Janë çështje, të cilat janë trajtuar, janë shqyrtuar drejtë dhe edhe nëse i kthehem prapë këtyre vendimmarrjeve patjetër do të merrja të njëjtat vendime”, u shpreh ajo.

Hoxha beson se nga ana e saj nuk ka çaluar diçka në vendimmarrjet e saj, pavarësisht natyrës së punës.

“Nuk besoj se nga ana ime ka çaluar diçka në vendimmarrjet e mia, absolutisht jo, për shkak të punës që bëja, për shkak të ngarkesës, për shkak të një produktiviteti në punën time, e cila ishte maksimale ne shkallën e lartë në çdo analizë vjetore e bënte kjo gjykatë”, tha ajo.

27 Komente

  1. l
    lexues

    Femer budllaqe.Prape ashtu do veproja edhe tani thote pa [piken e turpit.Mire po prap mrena do veje mi mushke

    Përgjigjjuni
    1. B
      Babale

      Ske faj vendimet i ke marrë me Hajdarin ne gojë

      Përgjigjjuni
      1. t
        teli

        Kjo eshte monster e te gjithe monstrave!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Kur të gjithë fshataret injorante ti jepen ne dorë ligjet e shtetit,ky eshte rezultati. Liron të burgorit me denim te perjetshem dhe thotë do e ben prap.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juristi

          Kjo pervec se qenka monster,por qenka edhe torollake.Si mi do kthehesh prap gjyqtare ti mbas burgut?Po qe e denuar nuk behesh kurre gjyqtare.Kush e di,ne Shqiperi cfare nuk behesh,edhe gjyqtare mbas burgut.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lugu gjat

            Pse i jepni apesire kesaj idiote ? Kjo nuk e kupton se eshte vete shkaktare per shqetesimin e femijeve te saj. Imagjinoni cka bere per allexhinjte kjo monster. Plumbin kokes meritojne. Zoti te me fale por ndryshe sbeet Shqiperia jone.

            Përgjigjjuni
            1. c
              cris

              Rama ka te drejte qe thote qe je monster, kush te ka bere ty gjyqtare moj sharabajge.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti i Porcelanit

                Perderisa u kthye ne krye te Partise Demokratike dhe gjithe televizioneve e gazetave te Shqiperise, Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Mortja, per t'u shpallur Kryeminister, pse te mos rikthehet ne krye te SPAK-iu edhe kjo femer margaritar?!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fjala

                  Ti je jo vetem monster, por kurve, hajdute, kriminele dhe sa te dalesh nga burgu do te shqyejne persegjalli; bushter! Paske dhe goje akoma.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pilo Lala

                    Te kapin gjyqtarin me 50 Mije Dollare rryshfet ne Europe, nuk del dot nga burgu pa 20 vjet denim. Juve ju nxjerrin plepistat e Saliut, se jane edhe vete hajdute.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DikManJaku

                      O zotni pse jep menime kur nuk i njeh njerezit?? I problem kemi ne shqiptaret qe "sna rri llapa" kur shofim dynjone tu llap dum me llap edhe ne. Ku e nneh ti zonjen?? Ku e di ti qe eshte kurve?? Nese e njeh personalisht pse nuk shkruan me emer mbiemer ketu. Apo thjesht po them edhe une nje gje vari lesht se te tere duke e shajt jane. Fundja na thuaj motivin apo ste ka dhene te drejten ne gjykate. Po kshu jemi ne kur na e bo qefin te majme ne ajer kur na e prish direkt eshte kurve e shkerdhate. Pavaresisht se mund te mos kemi pasur te drejte. Nuk e di nese je burre apo grua. Po nese je burre atehere me kete fjalor tregon qe sje. E nese je grua atehere turpi te mbulofte.

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                      Ti moj MONSTER, je e tille sepse je "njeriu i ri demokratikas", njeriu i ri qe krijoi antinjeriu, halea Salih Rrahmanashid Birrisha, je ne nje nivel me minjte e gjirizit si Azem Hajdari, Sali Lusha, Myftar Lumneshi dhe tropojane e maloke te tjere.

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        betixho

                        E perse i jepni Ju te Temes keto prononcime ? ,per ti dhene epersi ndaj kritikes se Kryeministrit?,perse e evidentoni kete fakt,ku e kini arsyen ta kuptojme edhe ne lexuesit T'uaj, kot,pra sa per kronike apo doni te jepni mesazhin qe kjo ka te drejte dhe Kryeministri gabim?, apo që dikush qe denohet do kthehet perseri ne detyre,pra ti jepni kurajo njerezve mostra qe edhe nga pozita ku ndodhen te percojne moral dhe te toksifikoni keshtu psikollogjine edhe ashtu te rrenuar te shqiptareve qe po vuajnë jo vetem nga keto mostra por edhe nga kurajua e tyre e pa moralte të kthimit perseri te te pa moraleve dhe mostrave te ketij vendi ne Pushtet.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Koli

                          Kto Derra te Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi,kane vjedhur aq shume,sa i duket dicka normale Marrja e Mijra Euorove per nje Drogmen or Vrases.Kaq me bindje e kane bere,sa edhe te thote:Do dal nga Burgu dhe do kthehem prap dhe me e Forte.Oh Zot,ku jetojme:Ne gjithe Boten kush hyn ne Burg,eshte i mbaruar mbrapa.Vetem ne Shqipni ndigjone kesoj historish.Fatmir Mediu i Gerdecit jep Mendime per Presidentin e ri:Adriatik Llalla thote me urdher nga Italia:Me hiqni denimin se kam semundje te rende,perndryshe nuk vije ne Shqipni,dhe keto Idiotnat ketu nuk e marrin dot prej Bythe nga Italia per te kryer denimin.Sali Berisha i 99 vrasjeve thote do behem Kryeminister prape,se nuk i mjaftuan 30 vjet qe i ka bere te gjitha ne politike,dhe cfare te thuash me per kete vend,kur del dhe Mona e Likes dhe te flet per Edukate Morale te Familjes,hapu Vorr te mbytemi te gjithe,Karakurva Mona flet para te rinjve per Edukate Morale.Hi,Hi,hi,vetem ne Shqipni ndodhin kto Mrekulli.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rrema

                            Mos e merni ne konsiderate eshte ker manicomio(çmendi)

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              alphade

                              Moj gazetare mjerane ke shkon e merr ne interviste ?! Nje dallaverexhije ?! Edhe Ti si gazetare e tille, e korruptuar deri ne gen ….,!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tanelmazi @yahoo.com

                                Rri atje Ku je dhe kur te dalesh fillo pune ne ndonje fasoneri se per gjykayese ske tru ti po mjer kush te vuri

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Babrru

                                  Injorant e vetem kte llafe merito.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Z
                                    Zagali

                                    Kjo qenka nje femre si gomarja e Tasit. Ja ç'ka ne drejtesi,njerez pa pik dinjiteti njerzor.Pika qe nuk i bje.Do mare perseri te njejta vendime thot.Uuu ta thent djalli ne bark.Pise.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      am

                                      Shune gjynaf kjo e shkreta. Shume grua e mire, c’ne ne burg. Kete duhet ta benim presidente te kombeve te bashkuara. Nder i kombit dhe i njerezimit. Propozoj nje bust ne autostrade dhe nje dekorate presidencjale per merita te papara.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shall— Varja

                                        Kjo i ngjan shume zeqine Sollakut! Se vine nga katundet dhe marrin ne dore çekiçin e drejtesise??? Jo vetem qe jane te paafta po jane shume te korrupuara! Hajdute klasi. Imagjino ça ju kane bere hallexhijve si kjo Enkeleda Hoxha dhe kjo zhulsa tjeter Zeqine Sollaku??? Fitore e reformes ne drejtesi

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tari

                                          Rama ka bere 100 gabime. Po kur mendon qe e pastroje sistemin e drejtesise nga monsrtra te tilla si kjo Enkeleda Hoxha, Zeqine Sollaku, Fatmira Hajdari etjer qe vinin nga gopi nones tyre dhe te merrnin ne qafe. Pise femra, hajdute dhe shkerdhata. Prandaj do rrije dhe 50 vjet ne pushtet

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mario

                                            Monster…… dhe te denohet 2 vjet……. Eshte kontradikte e madhe….. o e ke pase gabim i Gjati…. Ose kjo gjyqtare……. Te dyja bashke nuk jane…………

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Baba Gazhelit

                                              Rama qe ka akuzuar te atin se i kishte kpur gruan ska moral ti thoje kujt monster ???? pasi ai e ka vertetuar se perveç se monster eshte edhe hajdut psikopat, poooor ne rastin tend moj e nderuar nuk gabon

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Km

                                                Jemi te Sigurtà qe do te kthehesh.Perderisa drejtesise nuk ekziston.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Hallexhinu..

                                                  Avash avash do të kthehesh prap në gjygjsor ti po po do të kthehesh se të duhen ca lek prap se po ti marin koleget që të ulin dënimin don të kthehesh prap në gjygjsor që të dënosh ca hallexhinj dhe ti maresh lek që mos t'i dënosh shum por t'i dënosh më pak që t'i marrësh dhe lekët dhe ti thuash qe s'kam çfar të bëj kaq kam mundesi më të ndihmuar pasi t'i maresh ligjet

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. d
                                                    drejtesia

                                                    Kontrrollet, shkaktojne shqetesime dhe probleme per te gjithe ata qe kane probleme arresti dhe ju e dini me mire se kushdo. Kete gje e ndjen kur e provon ne kurrizin e vet.Sa familje kane provuar kete gjendje nga vendimet e tua?Kjo gje eshte e pashmangeshme, mos e trajto se eshte bere enkas vetem per ju. Mos u mbro me sentimentalizma por me fakte ligjore nese ke.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje