
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Dresdenit, Gjermani.
Një 40-vjeçar i armatosur vrau fillimisht nënën e tij 62-vjeçare në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes në Gjermani dhe më pas hyri në një në qendrën tregtare ku mori peng një grua dhe një fëmijë.
Raportohet se 40-vjeçari qëlloi me armë veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 të mesditës. Forcat speciale të policisë mbërritën me urgjencë dhe evakuuan të gjithë personat nga qendra tregtare si dhe zonën përreth në qytetin lindor gjerman të Dresdenit.
Ata arritën të kapnin pengmarrësin i cili mbeti i plagosur, ndërsa pengjet nuk pësuan dëmtime.
Lini një Përgjigje