DASH vlerëson punën e SPAK për 2022: Ka arrestuar deputetë, ministra dhe gjyqtarë

10 Dhjetor 2022, 10:14Kronika TEMA

DASH vlerëson punën e SPAK për 2022: Ka arrestuar deputetë,

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vlerësuar performancën pozitive të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion të Shqipërisë (SPAK).


Lajmi u bë i ditur gjatë publikimit të DipNote-it, “Njohja e Kampionëve Anti-Korrupsion 2022” me autor Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Me ndihmën e SHBA-ve, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”.


Ky vlerësim performance është rezultat i Strategjisë Globale të SHBA-ve në “Luftën kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci Viti i Veprimit”, nismëtuar nga Presidenti Biden para një viti.

Pas takimit personal që ndihmës sekretari pati edhe me drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja, ai siguroi në emër të DASH-it se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin edhe më fuqimisht SPAK-un.

Kjo, në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Kujtojmë që më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi më 21 nëntor listën për kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.

Konkretisht emrat e prokurorëve janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Këshilli pati në dispozicion 45 ditë për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që kandiduan.

Pas këtij prezantimi do të mbahen seanca dëgjimore me secilin prej kandidatëve, me qëllim që, deri në datën 18 dhjetor të mundësohet zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut.

4 Komente

  1. P
    Populi

    SPAK ka bërë shumëë punë të mira po me një shkodran komunist në krye si Kraja nuk mund të bënte më shumë dhe e kuptojm pse ska asnjë proçedim për Sali Sërbin

    Përgjigjjuni
    1. B
      Brockulla Dashnoresh !

      Dashi qe prin Kopene qeka mesa duket Aksioner ne kte Maksarade qe po shkaterron Shtetin Shqiptare dhe Mbron Banden Esadiste _Si mer si shikoka dot Vilat e Lalzit te Bandes se Krimineleve as Dashi qe prin Kopene as delet Qeverrise , mesa duket i MUngojne Syzet te Shikojne MUZEUN E KORRUPSIONIT ku jkane Bazen _Kriminelet e ktij vendi ,te Dekoruar me Nobelin e Kriminelit "Non Gratta" !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Pordhet e Dashit qelbin Atmosferen e Shqiperise

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Bobo, do ta kemi edhe 9 vjet Arben Krajen ne organin e SPAK-ut? As nje qime nuk do t'u preket ko mshijve te tij ne Lalez: kryekrimineleve dhe kryehjaduteve Sali Berisha dhe Ilir Meta.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Himarioti

          Që të lavdrohet SPAK-u, ndërkohë që kryekriminelët e kombit, Sali Berisha, Ilir Meta etj, janë të lirë, madje as të thirrur si dëshmitar në SPAK për krimet e tyre, më duket marrëzi. Nuk e kuptoj, ngase niset DASH në rastin konkret. Kryekrapi i Shkodrës, Arben Kraja, e mori detyrën i vdekur dhe, po largohet i vdekur. Rrofsh o DASH, që na e mbushe torishtën me dele të zeza!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje