E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

4 Shtator 2025, 14:49Kronika TEMA
E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie aksidentalisht nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e 3 shtatorit.

Sipas asaj që raporton policia, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” një grua 40-vjeçare, me inicialet A. S. ka rënë aksidentalisht nga ballkoni dhe si pasojë ka humbur jetën.

“Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia e Tiranës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje