VIDEO/ Manja: Kodi i ri Penal miratohet vetëm nëse merr “ok” nga Brukseli

4 Shtator 2025, 11:08Kronika TEMA
VIDEO/ Manja: Kodi i ri Penal miratohet vetëm nëse merr

Kanë nisur diskutimet në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë lidhur me konsultimet publike për draftin e Kodit të ri Penal.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kanë mbajtur shënim të gjitha kritikat dhe sugjerimet që pas bërjes publike të draftit. Për këtë draft është kërkuar mendim edhe nga disa ekspertë italianë, ndërsa Manja shtoi se janë parashikuar 25 tryeza konsultimi publik që pritet të nisen në mes të muajit shtator.

“Në 25 korrik prezantuam draftin por që nga 25 korriku gjatë të gjithë verës ka patur mjaft komente, analiza, debate e diskutime, por edhe shqetësime për aspekte të veçanta teknike të draftit dhe procesit të ndjekur për hartimin e Kodit.

Kemi mbajtur shënim çdo gjë, por për hir të së vërtetës, duhet ta them që nga publikimi i draftit deri tani ka ardhur një numër shumë i vogël komentesh. Roli i ministrisë në këtë proces është ai i porositësit të draftit të Kodit të ri Penal. Jemi ne Ministria në emër të qeverisë që e kemi porositur këtë draft edhe si përmbushje e detyrimeve dhe procesit të negociatave me BE”, tha ai.

Manja shtoi se Kodi i ri Penal nuk do të miratohet në rast se nuk merr dritën jeshile nga Brukseli, duke qenë se synimi i vendit tonë është që brenda 2030 të jetë anëtarësuar në BE.

“Në mes të shtatorit drafti do t’i nënshtrohet konsultimit publik, ku është menduar të jenë 25 tryeza. Dua të konfirmoj qëndrimin tim si ministër, D dhe qeverisë, Shqipëria do të ketë një Kod të ri vetëm pas një procesi të gjera konsultime të brendshme dhe vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel sepse e ka të artë anëtarësimin në BE brenda 2030. Ky kod do të jetë ekuivalent me ata të BE”, tha ai./ TemA (S.P)

1 Komente

  1. R
    Rama hajduti

    Nje krijese primitive e deficente si ky lopcari u be violin e pare ne PS meqe esht lepires bythe i Rama hajdutit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje