Sherri masiv në Korçë, gjykata lë në burg autorin e plagosjes me thikë! Detyrim paraqitje për personat e tjerë të përfshirë

4 Shtator 2025, 12:51Kronika TEMA
Sherri masiv në Korçë, gjykata lë në burg autorin e

Përfundon seanca për masën e sigurisë për 9 nga 10 të arrestuarit për sherrin masiv të ndodhur tre ditë më parë në Korçë, ku mbetën të plagosur tre persona.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë "arrest me burg" për 54 vjeçarin Dritan Pino, kërkesë e cila u pranua dhe nga gjykata duke e lënë në burg këtë të fundit. 

Për 8 të arrestuarit e tjerë, konkretisht Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamçe, prokuroria kërkoi masën "detyrim paraqitje", e cila po ashtu u pranua nga gjykata. 

Për të arrestuarin Sotiraq Shkurti, njëkohësisht i plagosur, masa do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës pasi Shkurti ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.

 

Lini një Përgjigje