Vetëvritet me armë 35-vjeçari brenda poligonit në Tiranë

17 Tetor 2025, 13:56Kronika TEMA
Vetëvritet me armë 35-vjeçari brenda poligonit në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri te poligoni te stadiumi "Air Albania".

Mësohet se viktima është 35-vjeçari Bledi Hasani. Policia njoftoi se 35-vjeçari është vetëvrarë me armën me të cilën po kryente qitje.

“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç”, thuhet në njoftim.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

1 Komente

  1. A
    Arti

    RIP

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje