Produkte të skaduara me vlerë 100 mijë euro, arrestohet administratori i klinikës ‘Dental Turk’ në Tiranë

17 Tetor 2025, 13:44Kronika TEMA
Produkte të skaduara me vlerë 100 mijë euro, arrestohet

Një shtetas turk i identifikuar si Adnan Yizdizoglu është arrestuar nga policia e Tiranës.

Policia bën me dije se Yizdizoglu është administratori i klinikës dentare “Dental Turk”, ku janë zbuluar 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.

Ndërsa janë vënë nën hetim 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizon operacionin policor të koduar “Dentistry”.

Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.

Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.

Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk).

Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.

Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

10 Komente

  1. s
    sapa

    Sa mire te besh dhembet ne shqiperi!

    Përgjigjjuni
    1. n
      nuk keni pare gje akoma

      Normal, ne kete vend te bijve te rdogan sulltanit rami-sali, turqit vazhdojne te na shkulin dhembet dhe te na grabisin pasurite si dikur.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Ptuh

        Mos shkoni kot ne spitale te huaja ne Shqiperi. Jane doktore qe kane humbur licencat ne vendin e tyre dhe vijne ketu te bejne prova me shqiptaret se e dine qe shqipot, po degjuan qe eshte i huaj, i bien breket. Nuk vjen doktori i huaj ketu kot.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatekeqesi !

          Mese e vertete..... po keshtu eshte kure Ministria e Shendetesise flen gjume ! ndersa Rrogen e marin si Minister ! dhe ata pjestare te tjere te Ministrise te Shendetesise ! Tja fusim nga nje te share ! mbase permiresohen ! Robte dhe ku i kane ata plehra ! qe lejojne nje Klinike dhe nuk bejne kontrolle te rregullta ndaj nje krimineli Turk ! aty jetojne vetem ata qe skane mundesi te largohen ! Skllaverohen cdo dite duke filluar qe nga pleqte dhe femijet ... Epo dreqi ta haje su formuam njehere tamam si njereze te rregullt....

            2. T
              TR

              Po ka ndonje gje ne Shqiperi qe nuk eshte e skaduar ose me hile? Nga ushqimet, tek ilacet, e deri tek mbushjet e dhembeve. Dhe cuditen pse ikin rinia. Vend i katandisur ne koshin e mbeturinave te Europes.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Katastrofe.

                - Nje vend ku vjedhin lulet neper varre, nuk ka asnje shanc te ece perpara...me ka thene nje miku im gjerman para ca vitesh. Erdhem bashke per vdekjen e nenes se nje shokut tone te perbashket. Morem pjese ne varrim . Para se te ktheheshim (per Gjermani) shkuam dhe nje here ne varreza. Nuk e gjetem tufen e bukur te luleve qe kishim vendosur ne emer te firmes ku punojme. Mu skuqen veshet nga turpi....

                Përgjigjjuni
              2. U
                Ujku Plak

                Mora Taxi nga Tirana ne Rinas.Taksixhiu Po me Tregonte qe Vajza me Burrin e saj dhe Femijet i benin Pushimet Jashte Rregullishte, e pyeta se ku Punoin, me tha qe eshte Gjobaxhi te Ispektoriati i Shendetesis, per Rrogen nuk i bie ndermend si Trampi

                Përgjigjjuni
                1. U

                  Lini një Përgjigje