E rrallë, vetëm për të mos vënë rripin: “Jam mbi 191 cm…”. Por policët e zbresin në tokë, i masin gjatësinë dhe e arrestojnë

17 Prill 2022, 17:01Kronika TEMA

E rrallë, vetëm për të mos vënë rripin: “Jam

Barsaletat për shoferët që nuk mbajnë rrip sigurimi gjatë drejtimit të mjetit janë të pafundme.

Me siguri çdokujt mund t’i kujtohet menjëherë një e tillë, për shoferë që i thonë policit se “nuk lidhet burri për 5 mijë lekë”. Por një shofer i tillë ka kaluar përtej çdo imagjinate dhe sensi humori.

Ai është një i ri nga Shkodra dhe ka inicialet S.B. Duket se nuk e ka pasur shumë me dëshirë vendosjen e rripit të sigurisë dhe siç kuptohet, as policët dhe as gjobitjen për këtë fakt.

Ndaj ai ka bërë atë që asnjë shofer nuk e ka bërë në realitet: Ka shfrytëzuar Kodin Rrugor që parashikon mosvendosje rripi sigurie për personat që janë të gjatë.

Dhe për këtë ka marrë një vërtetim nga një mjek. Por ajo që e ka tradhëtuar shoferin e pazakontë nuk është as dokumenti dhe as sjellja e tij, por mospërputhja mes shtatit të shkurtër dhe dokumentit që e përshkruan mbi 1.90.

Për këtë fakt, sipas burimeve pranë policisë së Tiranës, shtetasi S.B. u arrestua nga departamenti kundër krimit ekonomik për akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Si u zbulua

Shoferit në fjalë iu ngrit tabela për të qëndruar, tha një burim policor nga një patrullë e policisë rrugore. Patrulla gjendej në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet dhe qytetari drejtonte një mjet tip Ëolksvagen pa vendosur rripin.

Ajo që ka ndodhur më pas përshkruhet në deklaratën e arrestimit të të riut. Shoferi ka dorëzuar një dokument shëndetësor ku shkruhej se shoferi përjashtohej nga detyrimi i mbajtjes së rripit të sigurimit pasi ishte i gjatë mbi 191 centimetra.

Policia shton se patrulla policore dyshoi ngaqë shoferi nuk dukej aq i gjatë sa përshkruhej në dokumenta ndaj i është kërkuar që të lërë makinën dhe të zbresë në tokë. “Në pamje të parë edhe kur zbriti në tokë – shkruhet në raportin e policisë, ky qytetar nuk ishte aq i gjatë sa në dokument dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”.

Gjatë hetimeve në selinë qendrore të policisë së kryeqytetit, një agjent i krimit ekonomik e ka pyetur madje edhe oficerin e policisë se si i lindi dyshimi duke qenë se shoferi ishte i ulur në sedilje dhe gjatësia e tij edhe mund të mos vihej re.

“Edhe unë edhe kolegu tjetër në shërbim jemi shtatlartë dhe e kemi idenë se deri ku arrin kur je i ulur në sedilje. Por unë jam mbi 184 centimetra dhe di që shpatullat qëndrojnë në krye të sediljes, qytetarit nuk i dukeshin aq lart. Ndaj i kërkuam të zbriste në tokë. Kur qytetari zbriti nga makina vërejta se ai ishte më i shkurtër se unë, ndaj dhe dyshova se ky shtetas nuk ishte i gjatë mbi 191 centimetra, ashtu siç tregohej në dokumentin që na dha”, është shprehur njëri nga policët e patrullës.

Policia thotë se pavarësisht kësaj deklarate dhe këqyrjes me sy, në drejtorinë vendore i riu shkodran është vendosur me shpatulla pas muri dhe i është matur gjkatësia, ku dhe është konfirmuar për efekt shkresor se ai nuk ishte i gjatë aq sa tregohej në dokumentin mjekësor. Për pasojë, ai duhej të mbante rripin e sigurimit si çdo qytetar tjetër, mbasi nuk bën pjesë te rastet përjashtimore.

Policia tha se menjëherë ka sekuestruar dokumentin mjekësor që qytetari i ka patrullës, dokument i lëshuar në datën 3 nëntor 2020 në qytetin e Shkodrës.

Policia deklaron se përpara se ta arrestonin, qytetari në fjalë është pyetur se si e siguroi dokumentin mjekësor dhe si e falsifikoi atë. Ai ka mohuar që dokumenti të ketë qenë i falsfikuar.

“Kam nxjerrë shpatullën para ca kohësh dhe kisha acarim lëkure dhe kuptova që këtë problem ma shkaktonte rripi. Këtë dokument e përdor vetëm pas orarit të punës dhe me automjetin tim personal, pasi sa herë drejtoj makinën time më dhemb shpatulla dhe ndjej këtë problem shëndetësor”, mësohet të jetë shpreur i ri gjatë deponimit të tij.
Policia e ka pyetur se kush ia kishte lëshuar dokumentin dhe shtetasi S.B. ka treguar se “nderin ia kishte bërë mjeku i familjes”.

“Në qytetin tim, si kushdo, kam mjek familjeje. Ia tregova problemin e shpatullës dhe konstatimin për situatën sa herë dretoja makinën. Në mirëbesim mjeku më lëshoi dokumentin mbasi i tregova se duhet të isha mbi 191 centimetra dhe ai në mirëbesim nuk më mati. Mjeku e mori të mirëqënë këtë fakt dhe pas kësaj nuk kisha më problem me policinë”, ka dëshmuar qytetari shkodran.(SI)

16 Komente

  1. A
    Ardi Hoxhallari

    Nuk e kuptoj se ku ka te beje gjatesia me rrypin e sigurimit,dmth basketbollistat qe jane mbi dy metro nuk mund ta vene…Ligji eshte ligj i njejte per te tere ,mos e ver rripin ne USA ???????? dhe do shikosh

    Përgjigjjuni
    1. A
      Askushi

      Arsyeja eshte e thjesht , nese makina perplaset, individi qe eshte mbi 190 ka tendece ti thyhet qafa nga inercia. Pra eshte me e lart mundesia e qafes se thyer se e demeve te tjera. kjo sepse sediljet e mjeteve behen me standart deri ne 190.

      Përgjigjjuni
    2. ?
      ?

      Kjo puna e gjatesise ne Shqiperi duket pak problematike, po te jesh mbi 191 cm nuk veke rrip sigurimi ne makine, Karministri thote une jam mbi 191 cm, a keni pa ju hajdut kaq te gjate, Prite kur te dali ligji qe po te jesh 191 cm dhe karminister ne kohen qe del ligji mbetesh karminister deri sa te vdesesh,

      Përgjigjjuni
      1. d
        dritan z

        po te kesh formen e ?, nuk e arrrin dot 91 cm. Se edhe saliu i gjate eshte, porka formen e ?,prandaj dhe nuk behet dot me kryeminister

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Edhe ti o z, qenke si pune zorre qe perdridhesh ne prush sa here ta fut lideri global/ Saliu kurre mos u befte karminister, se ne nuk kemi ku gjejme karminister me te mire.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Një

          Kështu i flet dhe tët'ëme e tyt'eti në shtëpi? Palaço gojëhale me celular në dorë tërë ditën. Drejtuar gazetës: moderoni ca komente të tilla se të vjen për yë vjell.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ?

            Jo, keshtu i flas sat'motre kur ia ve nga prapa, ia jap celularin asaj dhe ia diktoj komentet. Ajo harron qe e ka vellain shkerdhate Ramiste dhe nga lezeti i shkruan komentet.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Likja i MONES...

            TI DHE NICKNAME E PASKE PIKEPYETJE..ESHTU SIC LIDERI YT QE ESHT BO SI CADER E ZHUBRAVITUR NGA STUHIA E AMERIKES...PIKEPYETJE SIC ESHT DHE VET PD.PIKPYETJE SIC JENI DHE JU TE GJITH PIKEPYETJET E TJERE QE I VIJN PAS PIKEPYETJES SALI

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ?

              PO QE PER NICKNAME TI E PASKE ME TE BUKUR SE TIMIN SE QEKE HAJDUT ME CIZME. SALIU NUK ME DUHET FARE. JU PORDHAVE TE EDVIN RAMES TE GJITHE ATYRE QE JU SHAJNE I QUANI TE SALIUT, PO UNE NUK ME RRUHET SHUME PER SALIUN. EDVINI E KA THENE VETE: "A KENI PARE HAJDUT TE GJATE SA UNE". A THUA SE HAJDUTLLIKU VARET NGA GJATESIA.

              Përgjigjjuni
          3. P
            Polici i rripit

            Cfare idiotit duhet te jete sa qe te shkoje dhe marri nje leter fallco per gjatesine sepse nuk do te vendosi rripin (qe te siguron jeten). Une kam bere aksident 1 here dhe as qe e kam kuptuar cfare ndodhi, fati ishte qe kam patur rripin e vendosur. Imagjino si iken jeta e njeriut per 1 sekond pa kuptuar asgje. VENDOSNI RRIPIN E SIGURIMIT!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Venja e rripit eshte per te miren e shoferit dhe te pastagjerit. Policia kerkon zbatimin e ketij rregulli per te miren e njerzeve.Por kete duhet ta zbatojn vete shoferat qoft i gjat apo i shkurter.Aksidenti eshte per te dy llojet.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Esl

                Vetëm në Shqipëri ndodh habia që njerëzit marrin vërtetim nga mjeku që kur të aksidentohen t'a kenë vdekjen e sigur. Dhe mjeku plotëson: "Në rast aksidenti, vërtetoj se ky nuk vdes pa rrip"????????. Dhe robi ikën i lumtur në botën tjetër. Dhe ti kujton se është aq kollaj të vdesësh...jo ore se s' të lëmë ne, ndaj i kemi bërë ligjet që të plasim në burg që t'a kuptosh se nuk duhet të vdesësh dhe të kyçim aty që të reflektosh. Vërtet aty brenda, ti sërish do duash të vrasësh veten, po as aty s'do të lënë t'a bësh???????? edhe pse ndonjë po si ky mjeku t'a lë çakmakun me vete???? t'i vësh zjarrin qelisë. Ndaj, gjej zgjidhje tjetër vëlla, se janë komplikuar shumë gjërat kohët e fundit???? Nuk është aq kollaj të vdesësh...ligji e ndalon! Vdekjen, jo vuajtjen????. Vuajtja mbrohet dhe është e mirë strukturuar në ligj????

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tori

                  SEPSE KA IDIOT TE TILLE NE 2022 DHE EVROPA VAZHDON TE NA REFUZOJE AKOMA..

                  Përgjigjjuni
                  1. ?
                    ?

                    BRAVO TURRA E SUMES E GJETE SHKAKUN PERSE NUK NA PRANON EVROPA. E KA FAJIN EDVIN BASTARDI O DEBIL RILINDJOT. EDHE SALIU ESHTE SHKAKTAR.KETE TA THASHE QE MOS NA CASH TRAPIN ME SALIUN.

                    Përgjigjjuni
                    1. *
                      *

                      Ti je llumi i njerëzimit dhe tipa si ty janë pengesë për çdo hap para. Analfabet që shkruan me gërma të mëdhaja si dikush që ka mbaruar vetëm shkollën fillestare. Mjerë ata që kanë pranë o fëndurinë!

                      Përgjigjjuni
                      1. ?
                        ?

                        Ti "Yllo" sqaroje me cil e ke. Sa per dijeni une i jam pergjigjur me kapitale ketij rrotes ketu siper. Shifi komentet e tjera te miat. Une nuk po te pergjigjem me tej me cilin e ke. Nqs e ke me mua po ta tregoj llumin me vone, nqs jo nuk po e zgjasim.

                        Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje