E zuri poshtë një masiv guri duke punuar, ndërron jetë 47-vjeçari në Berat

17 Dhjetor 2024, 13:33Kronika TEMA
E zuri poshtë një masiv guri duke punuar, ndërron jetë

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në Berat ku ka humbur jetën një 47-vjeçar.

Policia njofton se gjatë punimeve në një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit. Si pasojë, 47-vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin 47 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje