SPAK iu drejtua me një kërkesë GJKKO-së për të zhvilluar procesin për Nuredin Dumanin dhe të pandehurit e tjerë të dosjes “Plumbi i artë” me dyer të mbyllura, e cila u miratua nga gjykata.
Kjo kërkesa ka shkaktuar pakënaqësi tek të pandehurit, të cilët kanë kundërshtuar me preteksin se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se gaztearët duhet të qëndrojnë në seancë.
Një nga të pandehurit, Petrit Qoli, i cili ka qenë në paraburgim për më shumë se dy vjet e gjysmë, shprehu pakënaqësinë e tij: “Kam respekt për mediat.
Mbahem 2 vjet e gjysmë i paraburgosur vetëm nga fjalët e këtij (duke drejtuar gishtin nga Nuredin Dumani). Kam kërkesë që media të pasqyrojë pretendimet e mia.”
Avokatët argumentojnë se media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë.
Pas miratimit të kërkesës nga gjykata e posaçme, të pandehurit kanë braktisur sallën.
Lini një Përgjigje