
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ka treguar se ekziston një aplikacion i cili mund të ndihmojë grupin hetimor që të identifikojë një person, pa pasur nevojë për një imazh të fytyrës. Në Report Tv me gazetarin Andi Kaxhpiu, Rexhepi tha se kjo mund të bëhet përmes raporteve gjeometrike të lëvizjes së gjymtyrëve që janë unike të secilit individ. Kjo metodë mund të përdoret edhe për identifikimin e vrasësit të biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj. “Ka programe që identifikimin e një autori mund ta bëjë pa dalë fytyra, por duke bërë një analizë nga raportet gjeometrike që krijojnë gjymtyrën, prandaj thashë të që të bëhet analiza. Raportet gjeometrike që krijon një njeri kur lëviz është shumë personale, njeriu krijon këndet e veta dhe krijohet në algoritëm dhe nëse përputhen del që është i njëjti person dhe pa i parë fytyrën. Nuk është e pamundur identifikimi. Krahasimi mund të bëhet me një pamje ose me një video ku ai ka fytyrën, pra një video normale dhe do të krahasoheshin elementët gjeometrik”, tha Rexhepi në Report Tv. Ai u shpreh se autori ka pasur një nivel të lartë profesionalizmi, e ndërsa nisur nga fakti që biznesmeni Nikulaj ka qenë duke folur në telefon, duhet analizuar se me kë ka pasur bisedën e fundit. “Tregon njohje të mirë të viktimës, vetëkontroll, me gjakftohtësi maksimale shkon deri te dera, profesionalizëm të nivelit të lartë. Të hetohet rrethi i personat që mund ta kenë telefonuar se nuk ishte një njeri i kollajshëm për t’iu afruar”, tha Rexhepi.
Nga ana tjetër, eksperti tregon se veshja e trashë e autorit është tregues se mund të ketë pasur jelek anti plumb, pasi mund t’i druhej një kundërpërgjigjeje të mundshme, meqë biznesmeni ruhej.
Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër me familjen Palaj. Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Palaj në Lezhë, por nuk janë gjetur në banesë, asnjë prej familjarëve dhe djemve. Ata ndodhen jashtë shtetit në Angli dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më pas.
Te rradha mund te jene Krimet ne kete shekull e ne kete kohe me Teknologine qe ka ndertuar Bota..Jane nje pakice qe ju genjen mendja nese bejne nje Krim dhe nuk kapen.. Te gjithe pa perjashtim ta harojne qe mund te fluturojne,,nje dite te bukur me Diell ne vend te shijojne Jeten me Familiet e tyre , i futen valles duke bere Krime.. Po vetem ne kohen e kryekriminelit Sali me shoke ,atehere shumica e Krimimeve shkonin ne rruge te pa ditur,,se Organet nuk punonin si duhej ,se Spiuni ne keto Organe Kriminalistike kishte vendosur Kriminelet e vete . Ajo kohe eshte e shkuar,ja keni per ta pare qe do kapet dhe vetem ceshtje kohe ! Kush eshte i zgjuar punon me Ndershmeri...Jeta eshte e shkurter ..
Lesh me qime.Nje aplikacion mund ta zbuloj thote eksperti i cili natyrisht qellim ka qe te behet i njohur me shume se sa te sjlle dicka te re. Natyrisht teknologjia ndimon shume edhe ne fushen e kriminalistikes, por duhet bere kujdes me keto applikacionet. Se ka sjume aplikacione sot ne bote qe zhvillohen per dite e qe sjellin edhe plot konfuzion. Nje aplikacion e para duhet te njihet e te approvohet nga entetet rregullatore per kete qellim.Se dyti duhet te kete dhene rezultate konkrete ne fushen e zbulimit te ngjarjeve dhe krimeve shume te sofistikuara. Dhe treta dhe qe eshte me rendesishme nuk ka asnjehere garancy te mjaftueshme per te nisur nje hetim te rregullt ligjor e per te marre te pandheur nje individ e le me pastaj per tu pranuar si prove nga trupat e gjykuese. Ne rastin me te mire nese eshte nje aplikacion kredibel, mund te sherbej gjate shqyrtimit paraprak te fakteve dhe rrethanave te ngjarjes per te cuar sa do pak drejt autorit te supozuar gjithmone i kombinuar ne perputhje dhe me prova te tjera ligjore.
Nuk e di se kujton ; por këtu ku ndodhemi ne asnjë nuk dënohet ,por vlerësohet.