Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mëhalla në Elbasan, gjendet pistoletë në mjetin e djegur të autorëve

1 Dhjetor 2025, 12:10Kronika TEMA
Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mëhalla në Elbasan, gjendet

Zbardhen detaje për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond Hyka (alias Mëhalla).

Sipas raportimeve në makinën tip “Audi”, që u gjet e djegur  në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është gjetur një pistoletë tip “Berreta”.

Arma është gjetur e djegur brenda makinës që është shkrumbuar po ashtu nga flakët.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës kur 43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil” në Elbasan.

Sapo është futur në automjetin “Range Rover”, autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.

Lini një Përgjigje