Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

1 Dhjetor 2025, 10:27Kronika TEMA
Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Gjendet një makinë e djegur,

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.

Dyshohet se automjeti është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka 43 vjeç, mbrëmjen e së dielës.

Të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës kur 43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil” në Elbasan. Sapo është futur në automjetin “Range Rover”, autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.

 

Lini një Përgjigje