Ekzekutoi Arben Lleshin në qelinë e burgut, zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt: Ja pse e vrava! Armën e kam siguruar rreth 1 muaj më parë

16 Dhjetor 2023, 10:53Kronika TEMA
Ekzekutoi Arben Lleshin në qelinë e burgut, zbardhet dëshmia e

“Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”. Kështu ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, pas vrasjes në qelinë e burgut të Arben Lleshit mesditën e së premtes.

I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.

Por mësohet se versioni i 28-vjeçarit Sokol Mjacaj është rrëzuar nga Prokuroria pasi ka dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë.

Ndërkohë raportohet se janë të shoqëruar 18 punonjës të burgut, si civilë ashtu edhe policë.

Sokol Mjacaj rreth dy muaj më parë është takuar me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Ndërsa viktima Arben Lleshi nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.

12 Komente

  1. S
    Scorpion

    E te mendosh se me taksat e mia do ta mbaj me buke kete "macokun", e te tjere si ai, sa te kene jete. Me nje gjilpere kishim rene rehat te gjithe, dhe ai vete, se tashi i punon mendja si djall.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Timi

      Thjesht shtet m..ti. Të futet arma në burg është thjesht dështim i shtetit. Nuk e kuptoj si ka mundësi në burg të kesh celular, të drejtë vote etj etj si çdo qytetar normal. Ku është kuptimi i burgut këtu.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        Pyetja eshte thjeshte?Si hyri arma ne burgun e sigurise telarte?Minimalja ministri i drejtesise,nese ka moral qytetar jep doreheqje!

        Përgjigjjuni
        1. a
          adi

          Enver nuk lind me Nena

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kulla

            Morali shoqeror ka dale ne per Shqiperi me kandil dhe po kerkon moralin politik. A do ta gjeje valle?

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lali

              Nuk e kuptoj si ka mundësi në burg të kesh celular.....kjo praktik duhet te hiqet

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agimi

                Sa te jene keto dy parti plehrash e sa te jete ky popull qe shitet per 5 leke nuk do bejme perpjete.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agimi

                  Sa te jene keto dy parti plehrash e sa te jete ky popull qe shitet per 5 leke nuk do bejme perpjete.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Avokat Popullor

                    KRIMINELAT, ALABAKET E RRUGACET I MBRON (E ASHTUQUAJTURA) ORGANIZATE E TE DREJTAVE TE NJERIUT. NE REALITET AJO ESHTE ORGANIZAT KRIMINALE PER TE MBROJTUR NJEREZIT ME VESE TE RENDA DHE SEMUNDJE. BURGU NUK ESHTE BURG POR KAVALISHENCE NE SISTEM KAPITALIST, KY FAKT KA DHENE ZEMER EDHE FRIKACEVE E NGORDHALAQEVE. DENIMI ME VDEKJE DHE HEQJA E PRIVILEGJEVE NE BURG MINIMIZON KRIMET.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje