Mikael Svatos 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36-vjeçe kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, pa e ditur që ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit. Ishte data 3 Korrik e vitit 2015-të. Dy të rinjtë nga Çekia po ktheheshin nga Dukagjini për në Shkodër me makinë, kur para u doli Sokol Mjacaj, në atë kohë 20 vjeç. Ai kishte me vete kallashnikov e nën kërcënimin e armës iu fut në makinë për t’i grabitur.
U kërkoi që t’i jepnin paratë, por dy të huajt nuk e kuptuan. Të tmerruar nga grabitësi i armatosur, ata tentuan në çdo mënyrë të shpëtonin. Siç do të rrëfente vetë vrasësi Mjacaj, Mikaeli frentonte fort makinën në mënyrë që ta përplaste dhe kur Mjacaj u kërkoi që të ndalonin në një zonë me pyll, 27-vjeçari tentoi t’i merrte armën. Vajza qante dhe bërtiste gjatë gjithë rrugës. Fatkeqësisht, njësoj si në një film horror, asnjë prej tentativave të dy turistëve nuk patën sukses
“Po, unë i vrava. Doja t’i grabisja, por më kundërshtuan. Hipa në Lotaj. Kur pashë që po bëheshin gati për të lëvizur makinën, i ndoqa dhe u drejtova armën. Hapa derën e pasme dhe u thashë të ecnin… Më acaroi se u kthye disa herë të merrte armën. Në fillim nuk doja t’i vrisja, doja vetëm t’i grabisja, të merrja dhe makinën dhe të ikja. Por djali frenonte fort, donte të më përplaste. Pastaj deshi të më merrte armën”, rrëfeu ai në atë kohë.
I acaruar nga rezistenca e tyre, Mjacaj i ekzekutoi të dy me armë zjarri. Ende i bindur në qëllimin e tij për t’i grabitur, pasi i vrau donte t’i merrte makinën. Por edhe ky plan i dështoi pasi fuoristrada u rrëzua. Mjacaj u largua nga skena e krimit vetëm me një prej telefonave të viktimave, atë që i kishte pëlqyer.
Ky telefon, të cilin ai e shiti tek një bashkëfshatar, bëri që policia të binte në gjurmët e Mjacajt. 48 orë me vonë u arrestua në një shtëpi në fshatin Grudë e Re.
Në momentin e arrestimit, nuk tregoi asnjë shenjë pendese. E vetmja keqardhje që pati ishte që nuk arriti të realizonte planin për të marrë makinën.
Me gjasë në tentativë për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm, pendesë për ngjarjen do të shfaqte disa muaj më pas.
Në Nëntor të 2015-s, në sallë të gjyqit ai u shfaq i përlotur. U kërkoi falje familjeve të viktimave dhe kërkoi mëshirë nga trupa gjykuese. Tha se nuk kishte dashur t’i vriste, por vetëm t’i grabiste
Lotët e tij nuk e bindën trupën gjykuese. Disa ditë më vonë, më 16 Nëntor të vitit 2015 ai u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata e Shkodrës rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, ashtu sikurse edhe kërkesën për ekzaminim psikologjik.
Tentativat për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm nuk mbetën vetëm tek ajo sallë gjyqi. Sokol Mjacaj iu drejtua të gjitha shkallëve të gjyqësorit. Të gjitha e rrëzuan. Në 2022-n ai u rrëzua nga Gjykata e Lartë ashtu sikurse edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Vrasja e Mikaelit dhe Anës nuk ishte e para.
“Karriera” e tij si grabitës e vrasës kishte nisur që në moshë fare të re. Ishte vetëm 15-vjeç kur bashkë me dy persona të tjerë tentuan t’i merrnin varësen një djali 13-vjeçar. Kur ky i fundit rezistoi, ata e vranë dhe trupin ia hodhën në lumë.
Fillimisht u dënua me 10 vjet burg, por Apeli vendosi që këtë dënim t’ia ulte në 5 vjet, pasi Mjacaj bashkëpunoi me drejtësinë duke rrëfyer të gjithë ngjarjen.
Dy turistët çekë i vrau kur sapo kishte dalë nga burgu.
Sot, Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin. Këtë herë vrasjen e kreu brenda burgut të Peqinit, ku bashkë me viktimën vuanin dënimin. Vetëm 1 orë përpara se të ndodhte ngjarja, Ministri i Drejtësisë njoftoi se Mjacaj do të izolohej në regjimin 41 bis.
“Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar”, thuhej në reagimin e Ministrit Manja.
Siç shpjegoi edhe vetë ky i fundit, pas ngjarjes së ditës së sotme, Mjacaj nuk ishte vendosur ende në këtë regjim për shkak të procedurave përkatëse.
Për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme kanë nisur hetimet. Të paktën nga sa raportohet deri më tani, vrasjen e Lleshit, Mjacaj dyshohet ta ketë kryer me pagesë, me një armë të cilën e siguroi me dron.
Ky manja duhet të japi dorëheqjen dhe tërë punonjësit e burgut duhen arrestuar dhe hetuar një për një.
Krimineli me i madh del,qe nuk eshte ky monstra mjacaj,por ajo qe vazhdon te quhet drejtesi.
Krimineli qe beri krimin brenda ne burg,duhet denuar me varje. Me bufgim te perjetshem ezhte pak. Nuk kemi pse ta ushqejm ne si popull. Ai nuk eshte njeri qe punon,por ha dhe rri kot
Nuk e kuptoj perse nuk i fusin ilacin ne ushqim ketij psikopati! Perse duhet te paguajme taksa per te mbajtur ne burg tipa si puna ketij.
Ne perkujtim ne shenje Respekti per dy te ndjeret Turisteve Ceke ..Ju prehfte shpirti ne paqe.. Cfare nuk mban kjo toke....ky kriminel i lindur...perseri vrau dhe ku ne Burg ! qe ka Siguri te plote ..shpresoje qe Drejtesia ta mbylli ne Qeli te vetem deri sa te japi shpirt ,meqenese nuk ka Ligje me varje...
A ka një litar ky shtet për këtë plerë? Përse ne njerëzit e thjeshtë duhet të paguajmë të mbajmë këtë monster me bukë e strehë???
Po se eshte penduar nja dy her dhe e falin u duket rob i mir sic do u duket Dumani do e lirojn se u pendua
Pse nuk e ekzekutoi Renea kete qelbesire maloku
Me te vertete tipa kriminale te tille duhet eleminuar direkt... por me sa duket RENEA s'ka kopetenceat te nderhyje neper burgje sipas ligjit sh.
E tmerrshme! Si nëpër filma! Sikur te kete lindur vrases.
Vrasja e një13 vjeçari dhe dënuar me 5 vite burg? Dhe mbas 5 vitesh vret 2 turist, disa. të tjerë denohen për një cigare hashashi dh denohet 5 vite burg,kjo është drejtësia Shqiptare më e korruptuara në botë.
ka qene ne 2015 mor djale. sot ka ashpersim ligjesh
Keta njerez duhen djegur!
Meqense femijen e paskan vrare per nje varse,gjykata ta kishte "shpallur"hero jo me 5 vjet burg.Keta tipa ne krime i fut gjykata si duke dhene denime qesharake kur kryejne krime.Shqiptari faforizimet qe u behen i quajne se kane bere trimeri dhe jo te pendohen per fajin qe kane bere.Shikoni cfar ndodh:Per te jetuar ne kurriz te te tjerve sakrifikon jeten neper gomoneve detrave dhe vete punon neper shtepi bari dhe kalbet ne burg perse:per te blere nje makine te mire ose le koken rrugeve te Shqiperise per tu dukur dhe shitur mend.Sa prinder kane mbetur jetim ne Shqiperi dhe vuajne per buken e gojes se femijet u kane ikur dhe as u shkon ndermen per ata qe kane lene jetim ketu.
Qoftja duhet te ishte dorehequr dhe jo te justifikohej.Ne krye te institucioneve jane njerez te paafte dhe qe punojne per krimin.
Pushtetaret tane qe hoqen "Denimin me Vdekje" , gjoja se do te hynim ne BE, tani jetojne me ne vila e marrin pensione te majme, ose duan te vdesin me mandatin e deputetit te populit ne xhep.
Ore jepjani monstrës një plumb pas kokës,pastrojeni një hale,të kursejmë paratë e taksapaguesve. Edhe një apsurd i gjykatave!???.Për grabitjen dhe vrasjen e 13vjeçarit, gjykata e dënon me10vite burg! Pas kësaj gjykata bëhet dorëlirë, për hatër të bashkëpunimit ia shkurton burgun me 5 vite,50%!??? Eheeeej,vret njeriun,mer 5 vite burg!I sugjeroj BKH të nisë hetimet ndaj gjyqtarëve dhe avokatëtëve,këtu ka me bollëk korupsion!
Per kete rast tragjik ne Drejtorite e Vecanta dhe te Pergjthshme te Burgjeve duhet bere nje spastrim shembullor, pasi jane neglizhuar Ligjet dhe Rregulloret e Brendshme.
Drejtësia e vërtetë për këtë të gjore turista, që kushedi çfarë do kenë përjetuar ato momente, do ishte qe tipa si ky të vareshin. Po ce do, nuk duan disa humaniste naive në Europe, që dojne të përmirësojëne njerëzimin, sepse ta dinte dikush që do varej pas këtyre akteve, do e mendonte mire atë që bën. Ligji i drejte do ishte vrave me dashje= do pësosh të njëjtën gjë nga shteti. Krejt thjesh dhe qartë.
Kete budallain e kane mashtruar dhe perdorur, kjo nuk ka diskutim, pasi per cfare motivi do t`a vendosnin ne 41B??? Ky, jo qe nuk ka organizate mafioze, por nuk e viziton as familja e tij. Diku tjeter fle lepuri, por pak shance ka qe t`i dali koka.
Lepuri fle se mjacaj eshte me probleme mendore dhe personat me te till status duhet te ken rregjim te vecant qe ketu sekziston dhe i fusin ne burgje ose i lirojn per te fshehur deshtimin e tyre ai perben kercenim dhe per tw burgosurit e tjer se me nje pjat fasule te heq qafe.
Nuk je larg të vërtetës!
interesante origjina e mjacaj. ne pyjet malore meson shume nga kafshet e egra
gjalle eshte ky maloku akoma, a por kur them une qe kjo race bastarde nuk behen njerez, duhen edhe disa shekuj qe keta barbone 4 kembesh ,te ecin si gjithe shqiptaret e tjere me 2 kembe, futini nje plumb lokut ,perse e ushqeni akoma me buke kete plere
MALOK , fjala me e urryer ne gjithe Globin .
Tu thafte ajo dore ,ma mire te kishe ruajtur ata plumba per tradhtarin bejlerin plehren greke.
Dhe ne paguajme kushedi sa euro ne dite per te jetuar ky ne burg!
edhe ne burg eshte nje ligj, kush perdhunon femijet, grate, vret me gjakftohtesi pa shkak...eleminohet nga vete te burgosurit.
Mostra si ky Macaj duhen varur....rrace e ndyre kriminale.
Enver Hoxha i zhdukte laheshin halet me funderrinat